Nga Prof. Dr. Lisen Bashkurti
Keto dite katastrofa natyrore mori shume jete njerezore ne Maqedoni. Katastrofa vrau qenie njerezore pa seleksionim etnik, relogjioz, moshor e gjinor. Humben jeten qytetare te thjeshte, te gjithe te varfer, viktima pa faj te nje shteti dhe politike mekatare.
Sot Maqedonia eshte ne zi. Edhe Shqiperia dhe Kosova po perjetojne thelle kete dite zie. E perjetojne thelle sepse natyra goditi ashper dhe papritur gjithandej, por plaget me te renda i shkaktoi ne perendim te Shkupit, ne zonat nen-urbane dhe ne ato rurale. Perse?Shqiptaret e Shkupit ne getoZonat periferike perendimore te Shkupit jane lagjet ku banojne kryesisht shqiptaret, periferite e Shkupit dhe zonat rurale ne perendim te tij jane te banuara gjithashtu nga shqiptare. Keto zona shqipfolese prej shume vitesh jane teresisht jashte projekteve zhvillimore urbane dhe infrastrukturore.Zonat shqiptare jane ne nje situate urbane dhe infrastruktutore kaotike. Ato vuajne nga mungesa e cdo elementi bazik urban dhe nga cdo sistem i integruar infrastrukturor. Per cdo sy te zakonshem, zonat shqiptare ne Perendim te Shkupit dhe ato shqiptare pergjithesisht ngjajne si geto. Ku shkuan parate e takspaguesve shqiptare qe tejkalojne gjysmat e te hyrave ne buxhet?“Shkupi 2014”- mashtrim e falsifikimNe nje fare kuptimi humbjet e jeteve njerezore nga katastrofa natyrore i shkaktoi projekti butaforik i Gruevskit dhe mbeshtetja e BDI se Ahmetit ne te njejten qeveri. Projekti famekeq “Shkup 2014” shkaktoi kurban te gjakosur.“Shkupi 2014” ishte investim i te kaluares se falsifikuar. Kjo sepse ky projekt konsumoi qindra miliona euro per te ngritur nje te kaluar te paqene, te manipuluar teresisht kunder te vertetes shqiptare, greke e bullgare qe ndajne vlerat historike te asaj hapsire qe quhej Maqedoni.E kaluara pa vertetesi eshte nje keshtjelle ne balte. Duke qene bazuar te filozofia falsifikuese back to the future “Shkupi 2014” vetem vrau cdo dite te ardhmen e shtetit, te mbare qytetareve te Maqedonise dhe te politikes se fqinjesise se mire.“Shkupi 2014”-diskrimin etnik“Shkup 2014” ne thelb diskriminoi etnikisht kryesisht shqiptaret. Me parate e taksepaguesve shqiptare ane e mbane Maqedonise u ngriten monumente te Filipit, Aleksandrit, u lartesuan skulptura mitologjike, emblema dhe simbole, u skulpturuan legjenda, u mbollen kryqe gjigande dhe u jetesuan kafshe dhe krijesa prehistorike kudo.Perballe ketij projekti mashtrues dhe teresisht fals, plot betone, cimento, bronz dhe gips, sapo kalon ne perendim te Vardarit sheh vlerat e historise reale shqiptare te Shkupit te abandonuara. Sheh me dhimbje Cairen historike te rrenuar, rruget e saj me kalldremet e vjetra te baltosura, sokaket e dyqaneve te kalbura, catite antikuare te kacavjerrura nga rrenimi. Diten te zhurite djegja e diellit nga mungesa e ujit, lulishteve dhe pemeve. Dimrit te nxine erresira e neteve pa drita.Duke u futur me ne thellesi sheh kisha shqiptare te rrenuara, teqe te kalbesuara, xhami qe me zor mbahen ne kembet e tyre. Shtepite historike dhe monumentet shqiptare jetojne te mbuluara me pllaka cirilike. Madje edhe ne vete muzeun antik dhe historik te Shkupit mijra objekte e relike ilire jane “pa goje”, ose me titra false cirilike…Nen kete trysni harrese eshte edhe banesa e Nene Terezes. Ne kete diskriminim mjedisor eshte ngritur edhe vete monumenti i Gjergj Kastriotit Skenderbeut. Duket se nje qytet i ri fals eshte ngritur duke varrosur nje qyteterim vertete te lashte.Lindja dhe perendimi i Shkupit ndahen nga “muri” i diskriminimit midis falsitetit dhe te vertetes. “Shkupi i 2014” dhe Shkupi i vjeter historik ndahen nga “humnera” kontrastuese midis luksit butaforik dhe varferise mjerane. Shkupi i mitologjise dhe mashtrimit ndahet me prerje te thelle nga Shkupi i jeteve njerezore qe shperblehen me mizerabilitet me vete taksat e tyre. Shkupi i nacional-racizmit ndahet me “tela me xhemba” nga pjesa tjeter e tij qe vuan sepse eshte autoktone ilire-shqiptare ne trojet e veta.Pertej Shkupit diskriminimi etnik thellohetDuke lene pas “Shkupin 2014” sheh permes Lugines se Pollogut sesi vendin e ndricimit falsifikues e mashtrues te Shkupit e zene qyteza te vogla, lagje te fragmentuara, fshatra te izoluar, rruge gjithnje e me te ngushta gjarperuese, nete te erreta, rrenim mjedisor, papasterti, pluhure ne vere dhe balte ne dimer.Duke u futur ne thellesite e luginave dhe maleve ne perendim te vendit cdo gje te kujton nje epoke te tere te kaluar… banesat… rruget… njerezit… arat dhe malet… bujqesia dhe blegtoria mbijetojne nga puna e rende njerezore pa kurrefare ndihme e mbeshtetje nga shteti, i cili mbledh taksa edhe mbi keto skerka mjerane ekonomike.Nese ngjitesh ne Diber do e kuptosh me mire se kudo tjeter sesi qyteti klasik i shqiptareve nga “Diber e Madhe” eshte katandisur plotesisht ne nje “Diber te Vogel”. E vogel nga trojet, nga popullsia, nga ekonomia, nga zhvillimi, urbanizimi dhe infrastruktura…Kur i afrohesh mrekullise natyrore buze liqenit te Ohrit, qytetit te Struges ndjehesh i befasuar dhe i pezmatuar. Nga njera ane te kujtohet shprehja qe vete sllavet thonin “Kako Struga nema druga”, nga ana tjeter sheh minimumin e investimeve publike ane e mbane saj. Perkundruall Struges shkelqen qyteti i Ohrit…i mbuluar me vellon e Cirilit dhe Metodit…Maqedonia..make or break!“Shkupi 2014” thelloi ndarjen etnike shqiptaro-maqedone. Ndarjen etnike e perkeqesoi ndarja ekonomike, sociale, kulturore, urbane dhe infrastrukturore.E thene ndryshe “Shkupi fals” u ngrit mbi Shkupin e vertete, u ndricua me parate e shqiptateve gjithnje e me te varferuar dhe keto dite u la edhe me kurbanin e shqiptareve qe humben dhe jetet e tyre.Deri kur shqiptaret ne Maqedoni do pajtohen me politikat getoizuese te qarqeve nacional-raciste-segregative maqedone? Deri kur shqiptaret do besojne partive pacavure PDSH dhe BDI dhe lidereve te tyre kadavra, pjella te injorances, korrupsionit dhe krimit? Deri kur edhe dy shtetet shqiptare do behen deshmitare pasive perballe diskriminimit te patrioteve te tyre!?Ne kete dite zije per Maqedonine keto pyetje, ndonese retorike ne shkrim, kerkojne pergjigje ne realitet sot. Ndofta neser kostoja do jete me e madhe. Para do paguhen me shume. Kurbane te vijojne pambarim. Do ishte me mire heret se vone. Por, gjithsesi me mire vone se kurre….