Nga Rezart Palluqi
Personalisht mendoj se Nene Tereza eshte nje grua bamirese qe krejt rastesisht lindi prej nje nene shqiptare. Qe te pretendojme se Nene Tereza eshte shqiptare mendoj se duhet te bejme dy gjera. E para eshte te shohim nese bamiresia e saj, dashuria per te ndihmuar femijet e varfer, eshte trashegimeni familjare ose farefisnore. Po ta bejme kete, mund te rezultojme se familja e Nene Terezes nuk ka nxjerre ndonje figure tjeter paraardhese qe ka pas si qellim/vizion ne jete per te ndihmuar te pafuqishmit.
Tani le te hidhemi nje hap me tutje. Sepse ndonjehere nje artist, apo humanist, si ne rastin e Nene Terezes, mund ta gjeje frymezimin ne shoqeri, ose lagjen ku eshte rritur. Shqiperia mesa di une, nuk eshte dalluar ndonjehere per tradita te hershme humaniste. Humanizmin tone ne jemi perpjekur ta demonstrojme tek mikpritja ndaj te huajve, mikpritje e cila karakterizohet per nje hipokrizie dhe vetmohim, duke u bere mjaft te dashur me te huajt, dhe te eger ndaj fares/ races sone. Edhe ketu per fat te keq une nuk shoh ndonje lidhje, ndikim, apo trashegimeni midis mireberjes se Nene Terezes dhe popullit/vendit ku ajo u rrit. Perndryshe mitra e nenave shqiptare do te kishin nxjerre/rritur edhe Nene Tereza te tjera, ose ne rastin me pak te volitshem, do te kishin levruar ne hapesiren shqiptare, dhene jetegjatesi shpirtit te saj te dhimbshem dhe ndihmues.
Nese Nene Tereza do t’ishte bere nje gjenerale ose luftetare e rralle, une do te thosha me plot gojen: Po! Nene Tereza eshte shqiptare, sepse kete veti shqiptaret e kane rrezatuar per shekuj me radhe. Nese Nene Tereza, do t’ishte bere nje barone e madhe droge, prap une do te thosha se ajo eshte nje shqiptare me rrenje, sepse Shqiperia ka njohur dhe po njeh me qindra barone dhe baronesha droge.
Po ju jap eshte nje rast tjeter. Prinderit dhe fisi im, do te tregoheshin te dyfytyre nese ne te ardhmen krenoheshin me prozen time. Kjo, sepse ne familjen time nuk eshte disktutuar kurre per letersi. As ne fisin tim letersia nuk ka qene nje art i parapelqyer. Po kaq i pacipe do te tregohej qyteti im i lindjes, Elbasani, nese neser-pasneser rrihte gjoksin si majmun e bertiste: Palluqi! Sa krenar qe eshte qyteti yt per ty! E si mund te jete ky qytet krenar per nje shkrimtar, kur ai nuk njeh ndonje tradite shekullore letrare. Nuk mbaj mend te keme pare ndonje shkrimtar te recitoje apo lexoje proze ne podiumet elbasanase. Edhe Greqia, ku jam rritur nuk mund te krenohej sepse ajo nuk me ka perkrahur.
Por le t’i kthehemi Nene Terezes. Ajo, ne syte e mi eshte nje grua e cila ne nje moshe te re zbuloi nje vizion mjaft te bukur. Te tere jeten tia sakrifikonte femijeve te skamur, jetime, etjer. Akuzat ndaj saj , ketu po i shumezoj me zero ngaqe dua te trajtoj “bamiresine e saj” si fenomen qe ne fakt ka lindur mijera vjet me pare se Nene Tereza, dhe nese ai, pra bamiresia e ka burimin prej Shqiperise. Me lart u vertetua se as familja, fisi, as vendi ku ajo u lind, nuk puqen me misionin e saj. Shqiperia eshte vendi me anti-humanist qe mund te gjeshe ne te gjithe Evropen. Kjo nuk eshte ASPAK e rastesishme.
I rastesishem ishte Hitleri. Sepse mitra gjermane solli me pare ose me vone 19 Anti-Hitlere te tjere. Te rastesishem nuk jane baronet e droges dhe prijesit, luftetaret shqiptare.
E rastesishme eshte Nene Tereza. Vatikani diti qe vizionin e saj te bukur, ta komercializoje per interesat e tij ne te tere boten e krishtere. Une personalisht nuk mund te jeme krenar per te, per arsyet e larpermendura. Menyra pompoze se si e mirepriti Tirana shenjterimin e Nene Terezes, e ka demtuar edhe me shume humanizmin shqiptar. Me shenjterimin e saj, u shenjterua edhe humanizmin artificial shqiptar.
Ne mbyllje, une e kuptoj euforine e miliona shqiptareve. Ata kane nevoje per pak krenari. Mirepo krenarine duhet ta meritosh. Ajo duhet te vloje ne gjak dhe ta reflektosh cdo dite ne jete. Per fat te keq, memesine e rralle te Nene Terezes ne e shfaqim ne momente te caktuara, sic beme dje ne Vatikan. Dita e neserme do te na gjeje po aq zemerngurte ndaj te skamurve. Do te veme bustet e saj ne sheshet e medha, por shume shpejt ato do t’i mbulojne merimangat dhe vrugu i harreses dhe katilesise. Tek e fundit, aeroporti yne, mbart emrin e Nene Terezes, por statujen e saj nuk e verejme kurrkund.
Prandaj Nene Tereza ka qene nje grua qe krejt rastesisht lindi prej nje nene shqiptare, ne token shqiptare. Aspak te rastesishem nuk jane diktatoret shqiptare dhe te gjithe ata shqiptare qe nuk e kane vene kurre ujin ne zjarr per bashkeatdhetaret e tyre te varfer, te perbuzur dhe neperkembur!
Rezart Palluqi
Amsterdam, 5 shtator, 2016