Home KRYESORE Gurakuqi sjell ne vemendje Mukjen me 8 nentor…

Gurakuqi sjell ne vemendje Mukjen me 8 nentor…

Nga Romeo Gurakuqi

Marreveshja e Mukjes e ndertueme dhe e ndermjetesueme nga Ihsan Abdi Toptani.

fondi i mukjesKam pase rastin me e njofte Ihsan Toptanin per here te pare ne Londer, ne muajin prill 1996; Jemi takuar ne shtepine e kushrinit tim te ndjere Anton Logoreci, ne Putney Bridge,( mikut te tij te idealeve dhe punes ne emigracionin londinez, posacerisht ne BBC Albanian Service se bashku me Tajar Zavalanin dhe Dervish Duma). Doreen Logoreci, bashkeshortja e Antonit dhe miku yne i perbashket Bejtullah Destani, na krijuan nje mjedis aq miqesor sa dukej se kishim nje jete qe njiheshim.

Jam takuar shpesh me ate, per here te fundit ne vitin 1998, por edhe me pas deri ne muajt e fundit te jetes, permes postes elektronike. Ihsan Toptani, kishte mbetur nje shqiptar fisnik, i ditur, i kulturuar, nje xhentelmen i vertete shqiptare, ne kryevendin e zotnive te botes. Ai jetonte ne Southwest London, ne Fulham. Sa here qe me ka rasti te kaloj andej edhe me pas, jam ndalur para shtepise ku ai mbylli syte, ne moshen 93 vjecare me daten 28 maj 2001. Dha shpirt ne duart e nje shqiptari po aq te mire dhe aq te ditur, nga Prizreni i Kosoves, Bejtullah Destani ( me vone zv. ambasador i Republikes se Kosoves ne Londer).

marreveshja e mukjesDua ta sjell ne vemendje Shqiptarin e Mire dhe atdhetar Ihsan Abdi Toptani, per njeren nga veprat qe ai i la Shqiperise: Perpjekjen e tij per me i bashkue shqiptaret e grupeve te ndryshme politike, ne nje kauze kornize, qe do t’i sherbente bashkimit te vendit dhe ndertimit te linjes politike zhvillimore qe nuk duhet te shkelet, por pa i shkrire prirjet politike individuale. Ishte kauza e bashkimit te shqiptareve ne nje lufte dhe ne nje linje politike pro Aleateve Perendimore, UK dhe SHBA, qe vendi i tij te rindertohej si nje demokraci liberale dhe e europianizueme.. Kauza e tij u shkaterrua nga Enver Hoxha, qe varej nga PKJ. Keto dokumente mbase jane vetem nje pjese cfare ka mbetur ne AQSH, nga Marreveshja e Tapizes dhe e Mukjes, ajo cfare ka dashte me e lane vete diktatori si deshmi, por gjithsesi mjaftueshem per te kuptuar se cili do kishte qene fati i Shqiperise ne qofte se projekti i Ihsan Toptanit do te realizohej.

PO e sjell kete dokument sot me daten 8 nentor, per te hedhur poshte me perbuzje, ate linje qe krijoi Djallin qe shkaterroi Shqipnin, e qe ende mban peng te ardhmen e vendit, me produketet biologjike qe ka lene pas.

Share: