Je Tregetar? Nuk ka rendesi se cfare dyqani ke. As se ku e ke. As sa i madh eshte ai. As se cfare tregton.
Nuk ka rendesi nese biznesi yt eshte i vogel, i mesem apo i madh.
Kemi te gjithe te njejtin hall.
Ndersa xhiro eshte ne renie te lire, taksat dhe gjobat rriten cdo vit.
Me shpesh po na vizitojne tatimoret se sa klientet.
E serisht, te ardhurat ne buxhet nuk rriten. Perkundrazi, nga muaji ne muaj ato perkeqesohen. Arsyeja eshte shume e thjeshte, nuk jemi ne problemi. Dhuna ndaj nesh nuk eshte zgjidhja.
Ligji i Procedurave Tatimore i cili hyn neser ne fuqi, parashikon gjoba maramendese. Gjoba falimentuese. Te cilat i lihen ne dore inpektoreve militante. Atyre inspektore te cilet te gjithe e dime se interesin kryesor nuk kane arken e shtetit, por arken e shtepise se tyre. Kercenimi yne me faliment ndoshta do te rrise arkat shtepiake por kurrsesi nuk do te mbushe arken e shtetit.
Ne nuk mund te lejojme qe dikush i emeruar inspektor sepse realizoi planin e votave, te firmose falimentin tone. Te firmose denimin me borxh te femijeve tane. Te na perlaje me nje firme punen dhe mundin e te gjithe jetes. Te na mbylle pergjithnje qepenat. Te na vrase te ardhmen! JO!
Parate qe i mungojne arkes se shtetit nuk jane ne xhepat tane. Jane ne xhepat e atyre qe zoterojne monopolet. Ik e merruani!
Jane ne xhepat e atyre qe firmosin monopolet. ik e merruani!
Jane ne xhepat e atyre qe fitojne tenderat. Ik e merruani!
Jane ne xhepat e atyre qe firmosin tenderat. Ik e merruani!
Ne xhepat tane, gjenden vetem parate e djerses tone.
Prandaj duhet te luftojme per te!
Diten e premte do dalim ne shesh ne oren 09:00 per ti thene Edi Rames se e ka gabim. Se nuk jemi ne problemi.
Po Formalizimit, Jo Falimentimit!
”ª#”ŽNeNukJemiDakord”¬
(Nga një tregtar)
Ps: I bejme thirrje Partive te rrinë larg protestës. Kushdo qofte ajo parti. Nese afroheni do ju presim me veze. Kësaj nisme ju bashkua edhe Nikollaq Neranxi kryetari i Shoqatës Për Mbrojtjen e Interesave te Tregtareve te Shqipërise dhe Nisma Thurje.