Home KRYESORE David Philips ka shkruar për angazhimin shtetëror të Turqisë brenda Kosovës.

David Philips ka shkruar për angazhimin shtetëror të Turqisë brenda Kosovës.

David Philips, në një shkrim autorial në “Huffington Post”, ka shkruar për angazhimin shtetëror të Turqisë brenda Kosovës. Sipas tij, politika turke në Ballkan promovon agjendë neo-otomane me qëllim zgjerimin e influencës në ish-territoret e Perandorisë Osmane.

Presidenti i Turqisë Reccep Tayyip Erdogan iu kishte adresuar audiencës në Prizren gjatë një vizite zyrtare në Kosovën në tetor të vitit 2013: “Të gjithë i përkasim një historie të njëjtë, një kulture të njëjtë, një civilizimi të njëjtë. Ne jemi vëllezër të asaj strukture. Mos harroni Kosova është Turqi, Turqia është Kosovë!”, kishte thënë Erdogan. Politika e Turqisë në Ballkan promovon një agjendë neo-otomane, që synon zgjerimin e influencës në ish territoret e Perandorisë Osmane.

Turqia po eksporton islamizmin nën maskën e bashkëpunimit kulturor. Po ashtu, ajo synon avantazhin ekonomik duke përdorur bizneset si leva për të konsoliduar interesat e saj kombëtare. Agjencia Turke për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Zhvillim (TIKA) është mekanizmi parësor përmes të cilës Turqia avancon agjendën e saj ideologjike. TIKA është pararojë e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP), që mbësh tet formacionet e Vëllazërisë Myslimane në botë. TIKA drejton një strukturë paralele të politikës së jashtme në koordinim me Ministrinë e Kulturës në Turqi si dhe Kryesinë për Çështje Fetare për ta promovuar agjendën islamike të AKP-së.

TIKA operon nën maskën e një agjencie për mirëqenie sociale. Në Kosovë, mbështet më shumë se 400 projekte në fushën e agrikulturës, shëndetësisë dhe shkollimit. Shërbime shëndetësore të përballueshme ofrohet në Kosovë nëpër spitale e klinika turke, të sponsorizuara nga TIKA. Pa marrë parasysh aktivitetin e saj intensiv, “Zëri” ka raportuar se Banka Qendrore e Kosovës ka regjistruar vetëm 2.7 milionë euro në xhirollogarinë e saj në Kosovë mes viteve 2009 dhe 2014. TIKA fondet e saj i transferon “cash” pa ndonjë procesverbal apo regjistrim bankar. Kjo organizatë nuk dëshiron të tërheq vëmendjen për veprimet e saj.

Share: