Home KRYESORE Ligji i Dekriminalizimit një dështim i politikes shqiptare…

Ligji i Dekriminalizimit një dështim i politikes shqiptare…

1
0
SHARE

Nga Albert Gajo

Padyshim miratimi i Ligjit te Dekriminalizimti te institucioneve kushtetuese eshte nje sukses i politikes shqitare, vecanerisht i opozites per luften koseguente qe ajo beri qe ne fillim te ketij sesioni parlamentar. Por, per mua ai shenon edhe një dështim te politikes shqiptare, qe me ligj kerkon te largoje kriminelet nga Parlamenti.

Ne se ju kujtohet ndryshimet kushtetuese qe ndryshuan sistemin zgjedhor nga maxhoritar te korrektuar, ne proporcioanal u argumentuan nga te te dy krahet e politikes, si domosdoshmeri per larguar “te fortet” nga poliltika. Ne fakt kjo nuk ndodhi, perkundrazi, jo vetem te “fortet” por edhe kriminelet hyne ne listat e partive politike dhe per me teper, kontrolli dhe roli i Parlamentit eshte debesuar ne minimumin e tij historik, pasi deputetet jane ne “funksion” te plote te interesave te liderve partike, te cilet i kane perfshire ne lista.

Si rezultat asnje interes publik nuk eshte per ta me i madh se sa interesi i “shefit” te partise. Per mua cdo inisiative qe do te mundesonte kthimin e ketij sistemi zgjedhor ne sistem te paster mazhoritar, do te ishte me se i dobishem dhe do te rriste rolin e Parlementit dhe te deputetit ne vecanti. Argumenti se sistemi proporsional funksion “per bukuri” ne mjaft vende evropiane, nuk qe ndron per rastin e Shqiperise, pasi ne keto vende ekzistojne edhe institucione te tjera qe kontrollojne dhe mbrojne interesat e publikut sic jane:

– Senati, ose dhoma e larte e Parlamentit, i cili me siguri qe do te bllokonte shumicen e koncensioneve te dhena nga qeveria dhe miratuara nga Parlamenti.
– Keshilli i Shtetit, i cili kontrollon cilesine e akteve te Parlamenti dhe te qeverise
– Media te pavarura dhe gazetare qe mbrojne interesat e publikut dhe jo te pronareve te medias
– Shoqeri civile te pavarura nga donacionet e programeve qeveritare me donatore te huaj.

Mungesa e, apo pamundesia per krijimin e ketyre institucioneve apo mekanizmave ne Shqiperi per nje periudhe afat shkurter e bejne me shume te domosdoshem nje sistem maxhoritar, i cili do te zgjidhte deputete drejtpërsëdrejti nga populli dhe te ishin pergjegjes para tij.

Share: