Home KRYESORE Ne mbrojtje te Albinit dhe modelit te tij!

Ne mbrojtje te Albinit dhe modelit te tij!

Nga Brizida Gjikondi

Albini na bëri sërish bashkë, pasi ai përherë i bashkon shqiptarët, i bashkon pasi ka kurajon, vetëdijen dhe largëpamesinë të bërtasë fort të vërtetën që gjithe bota di, që ne jemi bij të një Nëne, të Shqiperise.

Sot Tirana është Prishtinë ashtu siç Prishtina dje, pardje dhe kaherë ka qënë Tiranë. Jemi këtu për të deklaruar se asnjë ditë, asnjë orë nuk zbeh qëllimin tonë të përbashkët, atë të të qënit një Atdhe dinjitoz, larg hipokrizisë, inferioritetit dhe shmangies se detyrës sonë parësore, atë të ndërtimit të një Atdheu për të gjithe shqiptaret.

Albini është zëri ynë, ndërgjegja jonë, kurajoja jonë e munguar, ndaj lirimi i tij është lirimi ynë.
Karshi Qeverive shqiptare që janë gjunjëzuar përballë korrupsionit, demagogjisë, flirtimeve antishqiptare, Gazi Lotsjellës është thjesht një metaforë ulëritëse për të ligën që na ka zënë.

Ndaj ne sot jemi te gjithë bashkë për ti provuar të gjithë botës se ne s’kemi frikë, se Albini është një ndër ne, se ne kemi te shtrenjtë cdo pëllëmbë tokë shqiptare se Fushe Kosova flet shqip ashtu si Labëria, se Rrafshi Dukagjinit flet shqip ashtu si Myzeqeja, Drenica flet shqip si Shkodra, Presheva flet shqip si Korca, po Zajednica jo, ajo nuk flet shqip, NDAJ AJO NUK KALON.

Qeveritë shqiptare duhet të rreshtin së sjelluri si Junta Fashiste me popullin e tyre, duhet të rreshtin së shpëni ujë në mullinjtë e erresirës, ashtu sic shpesh kanë bërë. Shitja, shpërfillja, diktati, përcarja, dhuna nuk sjellin sundim por shperberje te vlerave kombetare dhe kjo tashmë është e provuar në historinë tonë kombëtare.

Shqiptarët nuk mund të ndërtojne vëndin pa vëllain, shokun, mikun, kundërshtarin. Ky është thelbi, kështu janë bërë shtetet e forta, me gjithpërfshirjen e kundërshtive. Popujt e lavdishëm janë mbështetur tek idealet pa kompromis, kanë stimuluar idetë përparimtare, kanë ngritur bijtë e mbarë të tyre në piedestalet e historisë nuk i kanë burgosur ato.

U ka ardhur më në fund koha dhe shqiptarëve të ndërtojnë e të ndrijnë historinë. Por sjellja si Bandë me pushtet, përvec se forcon format antidemokratike të qeverisjes, bën të konfirmohet shprehja kobëzezë se shqiptarët nuk kanë aftësi shtetformuese.

peticioni albin kurtiInferioriteti, servilizmi, mungesa e dinjitetit kundrejt faktorit serb por edhe atij ndërkombetar nga ana e qeverive shqiptare sjell vec shkurtimin e orëve te tyre po kurrësesi të shqiptarizmës.

Dramatike është edhe heshtja e Qeverisë, opozitës dhe medias shqiptare, heshtje e cila flet shumë se në cfarë stadi është e kapur dhe e kompleksuar klasa politike nga mëkatet e saj kundrejt këtij populli.

Por populli shqiptar, ai reali pa kufij hipokrizie ka dallim nga Klasa e shitur politike pasi sic thotë Albini.
Ata janë materialista. Ne jemi idealista. Ata janë të korruptuar. Ne jemi të pakorruptueshëm.

Ndaj ka ardhur dita që ne duhet të rreshtim së fshehuri, shtyrë, vrarë Kohen e Bashkimit, si asnjë komb tjetër. Ndaj nga ky shesh, nga kjo Tiranë e mbarëshqiptarisë bëjmë thirrje: Lironi Albin Kurtin bashkë me të edhe idealistët e tjere. Poshtë Zajednica !!!
Rrofte Shqiperia pa Junta vëllavrasëse dhe pa kufij hipokrizie.

Share: