Home KRYESORE Mandat-mandata…

Mandat-mandata…

Nga Luan Kurti

Berisha hodhi një gurë në lumë për mandatet. Dhe gjithë PD-ja është në këmbë. Mund të ketë edhe ulur, por janë në hall si do të lënë mandatet me dëshirë… pas urdhrit të Berishës. Më fanatikja zonja Topalli në një emision televiziv e ka përshkruar kështu gjendjen shpirtërore në sallën e mbushur dingas me kriminelë: “Po unë çfarë bëj këtu….?!” Domethënë se asgjë, dhe asgjë nuk e lidh me atë sallë. Prandaj duhet hequr dorë nga deputetllëku dhe të mos konsiderohet mandati- mandatë! Tani ndihen të gjithë më të lehtësuar, sikur kanë shkarkuar një barrë nga vetja që sa mezi presin ta ngarkojnë sërish në zgjedhjet e radhës….

Share: