Nga Roland Bejko
Atë që Gjirokastrës nuk ja bënë luftrat dhe pushtuesit, ja bën Edi Rama me studion e tij Atelir 4.
Ky është projekti i betonizimit të by pass-it të qytetit në formën e një gjarpri mu në faqen ballore të qytetit poshtë kalasë.
Qytetarët dhe opozita janë kundër projektit. Bashkia është PJO .
Nuk e di çmendojnë qytetarët gjirokastritë kudo që ata ndodhen tani që barbarët po e shkatrojnë qytetin e UNESCO-s në emër të rilindjes urbane.
Stop shkatrimit të vlerave muzeale.
Shijet e estetikës perverse të Edi Ramës nuk mund të shkatrojnë vlerat muzeale të Gjirokastrës.
Ne propozojmë të tjera alternativa për të ndërtuar unazën, nga ura e Nanzës buzë përoit, poshtë kalasë te ura e Zerzebilit. Rrugë e bukur, e fshehur dhe nuk ndërhyn në ansamblin muzeal të shtëpive.
Banorët e Gjirokastrës i kanë drejtuar peticion Qeverisë, Bankës Botrore si financuesja kryesore, UNESCO.
Sipas tyre projekti ka këto probleme:
1. Prish fasadën e qytetit muzeal.
2. Rrezikon shembjen e shtëpive dhe vet kalasë.
3. Nuk është funksional.
4. Teren me probleme sizmike.
5. Tjetër projekt është miratuar, dhe tjetër projekt po zbatohet.
6. Ka nisur proçedura e tenderimit.
(Dikush që mundet është i lutur t’ ja dërgojë këtë foto I.Kadaresë)