Home KRYESORE Vetting-un, reagon ambasada e SHBA: Partitë politike ta respektojnë!

Vetting-un, reagon ambasada e SHBA: Partitë politike ta respektojnë!

2
0
SHARE

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të mos bllokuar ligjin e Vetting-ut, duke rrëzuar kështu kërkesën e PD-së, ka reaguar Ambasada Amerikane në Tiranë.

Përmes një deklarate të shkurtër, përshëndetet vendimi i Kushtetueses dhe i bëhet thirrje të gjitha partive ta respektojnë këtë vendim.

Më poshtë deklarata e plotë:

Ambasada e SHBA në Tiranë mirëpret vendimin e Gjykatës Kushtetuese për ligjin e vetingut. I bëjmë thirrje të gjitha partive politike të respektojnë vendimin e Gjykatës. Gjithashtu, nxisim udhëheqësit shqiptarë të punojnë me shpejtësi për të zbatuar të gjitha reformat historike të sistemit të drejtësisë në Shqipëri.

Një reformë kuptimplotë që i largon gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar nga sistemi gjyqësor gëzon mbështetjen e publikut të gjerë dhe është një prioritet kryesor i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri.

Share: