Home KRYESORE Policia nis procedim penal ndaj Kreut të PD Lulzim Basha

Policia nis procedim penal ndaj Kreut të PD Lulzim Basha

Policia e Tiranës ka nisur procedim penal për kryetarin e PD, Lulzim Basha, deputetët dhe të gjithë protestuesit e opozitës që janë identifikuar gjatë tubimit të ditës së djeshme në kryeqytet.

Lulzim Basha në krye të aksionit opozitar së bashku me deputetët e Partisë Demokratike bllokuan rrugët për një orë në dy pika në Tiranë dhe në tre pika të tjera në rrethe në Lushnje, Elbasan dhe në Milot.

Basha, deputetët dhe protestuesit akuzohen për tubim të paligjshëm dhe bllokim të qarkullimit te cilet jane proceduar te gjithe nga policia e shtetit.

Nderkohe Lulzim Basha eshte duke u pergatitur pikerisht sot per negociata me kundershtaret politik dhe zgjidhjen e krizes politke se bashke me negociatoret qe vijne apostafat nga BE per te ndihmuar ne zgjidhjen e ngercit.

Share: