Home KRYESORE Dielli lind dhe perëndon në Perëndim

Dielli lind dhe perëndon në Perëndim

Nga Kasem Seferi

Gjithmonë kam qenë, jam dhe do të mbetem një individ që nuk kam synuar poste dhe pushtet, por lulëzimin (prosperitetin, siç thonë sahanlëpirësit dhe ata që nuk e respektojnë dhe zhvillojnë gjuhën) e vendit tim.

Një misionar amerikan në Shqipëri, një simbol i Presidendit Willson, një simbol për demokraci dhe horizont ku ne shqiptarët dhe Shqipëria mund të gjejë “dritë” në tunelet e jetës politike të saj.

Jam, në të vërtetë, jo vetëm redaktor, por edhe bashkpërkthyes i librit “45 Presidentët e SHBA. Nuk po mburrem por po jap një të vërtetë për publikun, që i shërben dhe do t’i shërbejë medias që ta ndërgjegjësojë qytetarin shqiptar në lidhje dhe me përmbajtjen e domethënies ekonomiko, shoqërore (jetësore) dhe politiko të shoqërisë shqiptare.

Me ketë rast më kujtohet (nga leximet personale të kohës së Duçes/Mussolinit) një poet që ngeli i panjohur, por që ishte mik i poetit të njohur Danunzio, që kur e pyetën pas luftës së dyte botërore për kritikat që kishte bërë kundër Duçes dhe pasi kishte kaluar një periudhë në një fshat të humbur të Italisë: Çfarë ke për të thënë?

Ai u përgjigj dhe ngeli anonim:

“Flasin dhe flasin por nuk thanë kurrë. Ajo çfarë po ndodhte ka ndodhur tashmë!“.

A kemi, vërtetë, zgjedhje të lira dhe të drejta (fjala “të ndershme“, na e ka shpifur dhe ende na e shpif.

Nuk mund t’ia hedhësh qytetarëve në cilindo gjendje kemi qenë, jemi dhe do të jemi.

Sa pak kulturë demokratike (që në gjuhën shqipe përkthehet zemërgjërësi), në mënyrë publike, i përcjellim çdo qytetari në veçanti.

Na erdhi një misionar amerikan më datë 15 maj 2017.

Shumë lajme, shumë komente, shumë hamendësime dhe … jo aspak dashamirësi për ta nderuar ankthin e qytetarit shqiptar.

Nuk po zgjatem, se jemi bërë (mbaj përgjegjësinë time për çfarë kam shkruar dhe shkruar) të bezdisshëm (ndoshta, të paduruar, për këtë le të vendosë qytetari).

Çdo natë, para se të flemë, e marr me mend se çdo shqiptar, veçanërisht, politikanët duhet të pyesin secili veten:

ÇFARË BËRA SOT?!

Kush e di se a e bejnë këtë pyetje këta individë që u kemi dhënë, me votë, pushtetin me të cilin na … shërbejnë apo na dhj … in.

Gjithësesi, nuk jam kundër veprimit politik të votuarit, por nuk jap mendim se kush, si dhe a duhet të votojë.

Përse, o mik?!

E kam një përgjigje të saktë:

Çfarë më premtoni?

Si do të më siguroni se do ta mbani premtimin?

Në qoftë se premtimi nuk mbahet, si duhet të veproj si qytetar/votues?

Me dhunë, apo me protestë paqësore.

Ne nuk jemi indianë!

Ne nuk kemi ndonjë Indira Ghandi, për arsye se nuk jemi të pushtuar nag të tjerë, por jemi të pushtuar nga vetvetja.

Kush nuk i thirr vetëdijes dhe ndërgjegjes, ngelet shterp.

ZOTËRINJ POLITIKANË!

Nëse jeni shterpë, na thoni t’ju ‘fekondojmë”!

Kasem Seferi

Share: