Home KRYESORE A e kanë rrahur Blendi Fevziun, me urdhër të Fahri Balliut?

A e kanë rrahur Blendi Fevziun, me urdhër të Fahri Balliut?

Lexo.al ka publikuar fakte të reja lidhur me dhunën e ushtruar më shumë se dy dekada më parë ndaj gazetarit Blendi Fevziu, duke hedhur dritë mbi disa fakte të reja, referuar dhe një deklarate të bërë nga vetëm Romeo Karaj.

Vite më parë, më saktësisht në vitin 1994, disa persona “të panjohur” rrahën Blendi Fevziun. Ky i fundit deklaroi atëherë, se u dhunua me urdhër të SHIK-ut. Por tashmë kanë dalë disa detaje të reja.

Sipas shkrimit të publikuar nga lexo.al, duket se Fevziu është rrahur me urdhër të Fahri Balliut. Kjo gjë zbulohet nga një debat mes Romeo Karaj dhe Kastriot Dervishi. Karaj në një shkrim të botuar pak ditë më parë, thotë se i ka kërkuar falje Fevziut për atë ngjarje.

Kjo, pasi sipas Dervishaj, Karaj ka qenë një nga autorët e rrahjes së Fevziut, me urdhër pikërisht të Fahri Balliut.

“Sa per sqarim, ne lidhje me Fevziun, ai qe i hodhi benzine zjarrit, ishte Fahri Balliu, dhe une e kam sqaruar e i kam kerkuar falje publikisht Fevziut.

Une kam sqaruar gjithashtu se, Fahriu me eshte lutur t’ia thyeja ate kafken idjote Myftarajt, por kurre nuk e mora ne konsiderate kete kerkese te tij, por perkundrazi i kam cuar fjale Myftarajt, qe te ruhej prej tij”, shkruan Karaj.

Arsyet se përse Fahriu ka urdhëruar rrahjen e Fevziut, nuk dihen.

Por, sot ai është shpesh herë, një nga të ftuarit e Fevziut, në emisionet që bën./360grade.al/

Share: