Home KRYESORE Zbulohet emri i deputetit që pritet të arrestohet

Zbulohet emri i deputetit që pritet të arrestohet

Nga burime të sigurta pranë prokurorisë, CityNews.al ka zbuluar emrin e deputetit i cili pritet të arrestohet.

Burimet i thanë CityNews.al se bëhet fjalë për Jurgen Çyrbjan, deputet aktual i Partisë Socialiste, ish-kryeregjistrues dhe ish-drejtor i Hipotekës në Durrës.

Gjithashtu mësohet se Jurgen Çyrbja është një person i përfshirë në dosje hetimore nga prokuroria lidhur me çështjen e Emiljano Shullazit, për të cilën është thirrur dhe në gjykatë për të dëshmuar në muajin korrik 2017.

Jurgis Çyrbja, deputeti aktual i Partisë Socialiste, ka qenë drejtor i Hipotekës së Durrësit gjatë kohës kur Emiljano Shullazi e banda e tij kanë marrë Hotel Vollgën e Ylvi Beqajt.

Çyrbja ka deklaruar se Beqja i ka kërkuar që së bashku të takohen me Shullazin dhe takimi është bërë në Shijak, afër shtëpisë së Drejtorit të Hipotekës së Durrësit./360grade.al

deputet

Share: