Home KRYESORE Drita dhe errësira

Drita dhe errësira

0

Diana Skrapari

Marrë nga libri “Le Grand Artiste de la Vie” (Artisti i Madh i Jetës) i botuar nga Shtëpia Botuese franceze Edilivre

Errësira u bë dritë, por prapë pas dritës së ditës vinte përsëri errësira e natës. Drita i linte vendin errësirës dhe errësira dritës. Kjo ndodhte dhe brenda qënieve njerëzore, herë vinte drita e djellit në shpirtrat e tyre, pastaj qielli mbushej me re dhe pika shiu kullonin nga sytë, kur errësira gjente strehë brenda tyre.

Midis dritës dhe erresirës ndodhte gjithmone kjo luftë e brendshme. Shumë njerëz erdhën për të zhdukur errësirën që mbretëronte në zemrat e njerëzve. Por lufta vazhdoi derisa erdhi dikush që zbukuronte shpirtrat me fjalët e tij me plot kuptim, por  një ditë errësira u grumbullua nëpër shpirtrat e njerëzve derisa i verboi ata, dhe errësira vendosi : Vetëm unë duhet të ekzistoj !

Errësira mendoi se po të vriste shpresën e dritës, ajo mund të triumfonte. Dhe errësira e vrau shpresën e dritës. Ajo para se të dorëzonte shpirtin e saj në duart e Krijuesit të gjithësisë tha: Fali Ati im, se nuk dinë çfarë bëjnë !

Por mbas tri ditësh, tempulli i ditës shkëlqente më shumë se më përpara. Drita e djellit u bë aq e fortë sa errësira nuk dinte ku të shkonte. Mbretërisë së saj po i vinte fundi. Ajo donte me çdo kusht të mbijetonte. Ajo zgjodhi dredhinë, poshtërsinë. Ajo rringjalli mbi të gjitha urrejtjen. Po ajo gjeti armën e  saj  më  të  fortë  urrejtjen   e  njerëzve  për  njëri tjetrin. Kështu ajo mund të mbretëronte lehtësisht në shpirtrat e errësuar nga urrejtja. Njerëzit do të përçaheshin se do të urrenin njëri-tjetrin.

Kështu errësira do të sundonte plotësisht. Ajo frymëzoi luftrat e padrejta për fitim, luftrat për të zhdukur tërësisht njerëzit me mendime të ndryshme, luftrat për të zhdukur mirësinë në zemrat e njerëzve.Ajo zgjodhi si aleate të saj zemërngushtësinë dhe injorancën. Të gjitha së bashku, zemërngushtësia, urrejtja dhe  injoranca  ishin  armët  e  errësirës.  Ajo tashmë ishte më e fortë se drita.

Njerëzit vuanin nga marrëzitë e bëra nga njerëz të tjerë. Njerëzit zhduknin,   vrisnin,   persekutonin   njëri-tjetrin   në emër të erresirës. Por as drita nuk iu dorëzua errësirës. Ajo ngriti folenë në zemrat e njerëzve të ndriçuara nga pishtari i lirisë dhe diturisë. Ajo luftonte, por e dinte se me vete kishte një forcë të madhe dhe të pavdekshme që e mbronte pasi drita është dashuri dhe dashuri është Perëndia. Fillimi dhe  fundi…

Drita  është  zemra  e  Krijuesit  tonë!

Share:
Reklama juaj