Home KRYESORE Shokon Enver Pertovci: “Dikur në Beograd jetohej bukur, sot Kosova është një...

Shokon Enver Pertovci: “Dikur në Beograd jetohej bukur, sot Kosova është një diktaturë”

0

Aktori kosovar Enver Petrovci në një intervistë të dhënë për gazetën serbe “Kurir”, ka habitur jo pak në lidhje me atë se  çfarë ka deklaruar për ish-Jugosllavinë.

Petrovci nuk është frikësuar aspak të thotë gjëra që njerëzit në moshën e tij i përshpërisnin nën zë në Prishtinë.

Deklarata të tipit; se dikur në Beograd është ndjerë shumë më i lirë se sa sot në vendlindjen e tij, të cilën e quan një diktaturë.

Jetojmë në diktaturë. S’ke siguri nëse flet diçka kundër pushtetit. Menjëherë gjendesh në listën e zezë, s’ke punë. Thjesht, nuk ekziston”,-ka deklaruar ai për “Kurir”.

Përgjatë intervistës së dhënë, Petrovci ka folur me nostalgji për ish-Jugosllavinë dhe me admirim për liderin e saj Josif Broz Titon, i cili arriti të ndërtonte një shtet serioz.

Sipas tij, Europa e sotme po kopjon modelin titist, ku jetonin të lumtura në bashkëjetesë edhe myslimanët dhe katolikët, por edhe ortodoksët në kohën kur ai punonte aktor teatri dhe filmi në Beograd.

“Kushtet në teatrin Atelie 212 në Beograd ishin të mrekullueshme. U prezantova me njerëzit më të mençur të Beogradit dhe shkoja t’u blej cigare që të më pranojnë në shoqërinë e tyre. Natyrisht që më pranuan”, ka treguar ai gjatqë qëndrimit në Beograd ku ka shkuar për të luajtur në serialin serb “Hijet mbi Ballkan”.

Petrovci, rrëfen se në Kosovë shpesh e quajnë “spiun të Serbisë”.

“Kur është nevoja, unë jam patriot, e kur s’është, jam spiun serb. Nëse i kritikoj, thonë se loboj për Serbinë. Këtë s’e bën populli. Ata më duan, më çmojnë. Dinë të thonë edhe se jam aktor dhe shqiptar i madh, kurse unë e di se çka jam. Kurrë askush s’më ka blerë. E kam folur gjithmonë atë që e kam menduar. Më ka kushtuar shumë herë dhe s’jam penduar. Kam folur se e kam jetuar bukur në Beograd”, ka thënët Petrovci për gazetën serbe.

Burimi: http://www.kurir.rs/zabava/pop-kultura/2951303/enver-petrovci-za-kosovsku-vladu-ja-sam-srpski-spijun?opinion.al

Share:
Reklama juaj