Home KRYESORE Fotolajm/ Tom Doshi fotografohet duke dalë nga Kryeministria! Politika cfare nuk te...

Fotolajm/ Tom Doshi fotografohet duke dalë nga Kryeministria! Politika cfare nuk te ben!? 

Paparazzi i gazetës “Panorama” ka fotografuar deputetin e Partisë Social Demokrate, Tom Doshi, duke dalë nga Kryeministria aty ku duket se ka pasur një takim me kryeministrin Rama.

Tom Doshi ka qenë deputet dhe pjesë aktive e Partisë Socialiste deri dy vite më parë, kohë kur marrëdhëniet e tij me Ramën u ftohën keqazi, por qe duken se keto marredhenie mund te jene permiresuar.

Ne fakt, nuk dihen arsyet e kësaj vizite të Doshit në kryeministri, kur fare mirë Rama mund ta kishte takuar në Parlament dhe jo rastesisht Tom Doshi del nga hyrja e bulevardit dhe jo e prapme e kyrministrise ku edhe gjasat per tu fotografuar do ishin me te pakta.

Pas ndarjes me Ramën, Doshi kandidoi si deputet në Shkodër, nën siglën e Partisë Social-Demokrate të Skënder Gjinushit. Në atë fushatë, në krah të Doshit u shfaq Olsi Rama, si për të krijuar idenë që Rama dhe Doshi janë përsëri bashkë.

Tom Doshi ka qenë një prej njerëzve më të afert të Edi Ramës gjatë kohës që ai drejtonte PS-në në opozitë dhe sigurisht keto do kkete qene marredhenie pragmatiste sepse te dy kane formate kulturore te largeta.

Kryeministri e përjashtoi nga grupi parlamentar pasi Doshi akuzoi Ilir Metën, në atë kohë Kryetar Kuvendi, për organizimin e një skenari për të vrarë atë dhe Mhill Fufin… Politika cfare nuk te ben!? 

Share: