Home KRYESORE POST PANAMA PAPERS: SHQIPERIA VS BASHKIMI EUROPIAN…

POST PANAMA PAPERS: SHQIPERIA VS BASHKIMI EUROPIAN…

0

Sic dihet, kompanite financiare offshore në përgjithësi paraqesin tiparet e mëposhtme:

1) orientimin primar të biznesit ndaj jo-rezidentëve;

2) kërkesa të ulëta ose të moderuara mbikëqyrëse dhe financiare dhe/ose zbulim minimal të informacionit;

3) ekzistenca e skemave tatimore të ulëta (të paspecifikuara) ose zero;

4) sistemet financiare me asete dhe detyrime të jashtme jashtë përpjesëtimit me ndërmjetësimin financiar vendas;

5) ekzistenca e përparësive tatimore shumë të veçanta dhe të kufizuara ose praktika të caktuara administrative që ofrojnë avantazhe selektive për planifikuesit e taksave, etj.

Ne kete kendveshtrim, nuk ka dyshim se kompanite offshore jane nje forme sofistikuar e grabitjes “me ligj” te pasurive natyrore strategjike, bankave, etj., te vendit duke perdorur ndikimin politik dhe intetesat korruptive te politikaneve te ndryshem. Ky problem eshte mjaft i mprehte dhe shqetesues ne vijimesi ne vende me institucione te dobeta, te kontrolluara politikisht dhe mediokre si tonat. Kjo situate behet edhe me alarmante ne kushtet kur qeveria po shfaq nje zell te teperuar per te transferuar ne duart e oligarkeve funksione te rendesishme te shtetit. Per rrjedhoje, perfitimet e ekonomise sone kombetare ne nxjerrjen e naftes, kromit, hekurit, etj., deri edhe ne sistemin bankar jane modeste dhe nuk justifikojne shfrytezimin grabitqar te ketyre pasurive, pa folur per demet ambjentale te shkaktuara dhe rreziqet e tjera ne te ardhmen.

Sic dihet gati dy vjet me pare, publikimi i Panama Papers, njerit nga skandalet me te medha globale te dekades me fshehjen e taksave, pasurive te grabitura nga politikanet, etj., sherbye si nxitje per shumicen e qeverive te vendeve te BE-se dhe atyre demokratike per te vene ne levizje institucionet e drejtesise, policise, bankave dhe vete qeverine per rishikimin e kuadrit ligjor perkates. Madje ne ate kohe, edhe autoritete te rendesishme te qeverise shqiptare u angazhuan publikisht per te ecur ne te njejten linje me nje synim te qarte: mbrojtjen e interesave te ekonomise kombetare dhe eventualisht kthimin ne vend – ne buxhetin e shtetit fondeve te paligjshme te grabitura permee evazionit fiskal, nese kjo do te rezultonte nga hetimi… Per kete qellim, ne fillim te Nentorit te kaluar, Parlamenti Europian mori ne shqyrtim nje raport te plote hetimor, i cili per nga rendesia meriton nje analize te plote e marrje ne konsiderate edhe nga vendet aspirante per ne BE (shih ketu:

E ne rastin e vendit tone, sic konfirmonte jo shume kohe me pare nje raport zyrtar i KLSH-se, behet fjale per me shume se gjysmen e kompanive te huaja, psh nxjerrjen e naftes qe jane kompani offshore dhe me probleme serioze ne menaxhimin e kesaj pasurie strategjike te vendit. Po keshtu edhe ne disa sektore te tjete. Ne fakt, mbas gati dy vjetesh jo vetem qe nuk ka asnje hetim serioz te fshehjes se fitimeve, te transfertave te parave jashte vendit, por as ndonje nisme ligjore per te stabilizuar gjendjen dhe per te ecur ne te njejten linje me vendet e BE-se ne kete fushe. Per sa i takon rikthimit ne buxhetin e shtetit te fitimeve te paligjshme as qe mund te behet fjale, e per fat te keq qeveria ka vszhduar leshimin e koncesioneve ne favor te kompanive offshore, dmth ka ecur ne drejtimin e kundert me angazhimet e paradyvjeteve…

Gjate kesaj periudhe, vendet e BE-se kane proceduar me kufizimin e mundesive per perfitime nga ana d kompanive offshore nga fondet e komunitetit dhe per me teper kane hartuar dhe nje “liste te zeze” me vendet prej nga vijne kompani te tilla.

Per ironi te fatit, ne kete liste ben pjese edhe Shqiperia (shih ketu:

Po ne shkalle globale c’po ndodh mbas publikimit te Panama Papers? Shtypi boteror shkruan per ndermarrjen e veprimeve institucionale nga vendet kryesore te botes se sotme, jo vetem ne kuadri ligjor perkates, por edhe per rikthimin ne buxhetet kombetare te shumave te konsiderueshme te parave. Keshtu sipas Rrjetit Nderkombetar te Gazetareve Investigative (ICIJ) me shumë se 500 milionë dollarë janë rimarrë nga autoritetet tatimore në mbarë botën pas botimeve të Panama Papers, botuar fillimisht në prill 2016. Vetem Spanja mblodhi 122 milionë dollarë pas një hetimi mbi çështjet e banorëve të taksave të cilët kishin rezervuar paratë në bankat offshore.

Midis vendeve të përfaqësuara në të dhënat e Panama Papers, një total prej 15 vendesh – në tre kontinente – kanë bere publike te dhenat mbi shumën e taksave të mbuluara nga autoritetet tatimore. Ky numër mund të vazhdojë të rritet me disa vende që ende po kryejnë auditime në bazë të informacionit Panama Papers. Në Kanada, janë duke u zhvilluar 123 auditime dhe disa hetime penale vazhdojnë, informon Agjencisë për të Ardhurat e Kanadasë. Koreja e Jugut gjithashtu njoftoi se ka rimarrë 1.2 miliardë dollarë në taksa këtë vit, edhe pse nuk është e qartë se çfarë përqindje lidhet drejtpërdrejt me Panama Papers.

Korrikun e kaluar, agjencia gjermane e policisë federale njoftoi se kishte blerë të dhënat e Panama Papers. Agjencia ka kryer bastisje dhe ka ngrirë deri tani dy milionë euro. Autoritetet tatimore daneze gjithashtu kanë siguruar një pjesë të të dhënave të Panama Papers nga një burim i panjohur dhe po hetojnë 320 kompani dhe 500 deri 600 individë të lidhur përmes të dhënave në Danimarkë.

Më heret ne fund te 2017-tes, themeluesit e firmës ligjore të Panamasë, Mossack Fonseca, u arrestuan për akuza të pastrimit të parave pasi autoritetet bastisën selinë e firmës si pjesë e hetimeve në skandalin më të madh të rryshfetit të Brazilit, te njohur si Lava Jato.

Një nga zhvillimet më te rendesishme të Panama Papers në vitin 2017 u zbulua në Pakistan korrikun e kaluar kur Gjykata e Lartë, me një votim unanim, largoi nga detyra kryeministrin Nawaz Sharif.

Ne keto rrethana, personalisht inkurajoj ministrat e drejtesise dhe te puneve te brendshme qe ne respekt te Kushtetutes se vendit, te permbushin detyrimet e veta funksionale ne mbrojtjen e interesave publike, perkatesisht te pasurive kombetare strategjike te shtetit shqiptar duke proceduar ne hetimin perkates dhe ne nismat ligjore eventuale mbi bazen e informacioneve te Panama Papers.

Share:
Reklama juaj