Home KRYESORE Historia e veçantë e tifozes, është 103 vjeç por nuk mungon kurrë...

Historia e veçantë e tifozes, është 103 vjeç por nuk mungon kurrë në stadium

1
0
SHARE

Për ekipin e zemrës nuk ka rëndësi rezultati, kategoria, largësia apo çdo gjë tjetër, ai do të mbetet dashuria që zgjat përgjithmonë. Këtë e di më së miri zonja Kitty Thorne e cila është shumë e famshme në Angli për mbështetjen e ekipit të Bristol Rovers.

E lindur në vitin 1915, së fundmi Thorne ka mbushur 103 vjeçe, por kjo nuk e ndali për të përshkruar 130 000 kilometra për ta parë ekipin e dashur në transfertë.

Në një deklaratë për mediat britanike ajo thekson se i vjen shumë keq që tifozët preferojnë t??i shohin ndeshjet në televizor pasi sipas saj nuk është e njëjta gjë.

??Kam njohur shumë njerëz dhe kam lidhur miqësi të rëndësishme. Të shkosh në stadium është bukur edhe për këtë. Më vjen keq që sot shumë tifozë zgjedhin ta shikojnë ndeshjen nga televizori. Nuk është e njëjta gjë?, thotë Kitty./opinion.al

Share: