Home KRYESORE Ja përse Dua Lipa dhe Rita Ora nuk flasin…

Ja përse Dua Lipa dhe Rita Ora nuk flasin…

Së fundmi është përfolur në të gjitha mediat se dy këngëtaret shqiptare me famë botërore, Rita Ora dhe Dua Lipa nuk kanë një marrëdhënie të mirë mes tyre.

Madje edhe pse Dua fitoi disa çmime në eventin më të fundit në BritAwards ato nuk e uruan njëra-tjetrën, ndonëse shkëlqyen me performancën e tyre.

Dhe më së fundi sipas emisionit ‘ Jo vetëm modë’ ka një arsye se përse dy këngëtaret nuk flasin.

Konflikti ka nisur pak vite më parë.

Dua i ka kërkuar ndihmë Rita Orës dhe menaxheres së saj ta ndihmonin, (menaxhere e këngëtares është motra e saj më e madhe Elena), por kjo e fundit nuk ka pranuar dhe kjo mendohet se është arsyeja se përse Rita dhe Ora nuk komunikojnë me njëra-tjetrën.

Rita Ora gjatë konferencës në Prishtinë gjatë festës së Pavarësisë tha se është e lumtur për suksesin e Dua Lipës në botë, sikurse edhe për Bebe Rexhën për të cilën tha se tani janë shoqe të ngushta.

Ndërsa më parë Dua gjatë një interviste është shprehur se nuk e njeh personalisht Ritën./l.h/ dita

Share: