Home I pakategorizuar Varg i pafund dhe i paturp… Nga Gianni Rodari

Varg i pafund dhe i paturp… Nga Gianni Rodari

Përktheu Elona Caslli

Kush mbyll gojën, nuk thotë asgjë.

Kush rri në vend, nuk ecën.

Kush largohet, nuk afrohet.

Kush ulet, nuk rri në këmbë.

Kush dredhon, nuk ecën drejt

dhe kush nuk niset,

në të vërtetë,

nuk do të mbërrijë

askund.

 

 

Share: