Home KRYESORE Bulmeti i pakontrolluar, shkak për sëmundjet kancerogjene dhe të zemrës

Bulmeti i pakontrolluar, shkak për sëmundjet kancerogjene dhe të zemrës

0

Inxhinier teknolog Nazif Tivari rrëfeu “Në shtëpinë tonë” mbi rrezikun e bulmetit të pakontrolluar që qarkullon në vend. Profesor Tivari tha se ka produkte që hyjnë në shqipëri me përbërës vajin bimor, po që në të vërtetë është vaj palme.

“Duhet të kemi një database për kontrollin e të gjitha produkteve që hyjnë këtu, po ne nuk i kemi të gjitha këto. Një ingredient që shkruan këtu thotë vaj bimor, ky vaj bimor është vaj palme, po sofistikohet me vaj bimor. Ti nuk e dikton dot”, tha prof. Tivari.

Ai tha se përhapja e sëmundjeve kancerogjene dhe të zemrës vjen dhe nga konsumi i ushqimeve të pakontrolluara. “Po të futeni në internet janë 4 profesorë italianë që flasin për vajin bimor me yndyra të ngopura. Kur flasim të ngopur bllokon enët e gjakut. Shkon te kardiologjia i ke në radhe duke pritur në korridore”, shprehet profesori.

Për më tepër ndiqni emisionin më poshtë:

Top Channel

Share:
Reklama juaj