Home KRYESORE Letra Milenës …. nga Franz Kafka

Letra Milenës …. nga Franz Kafka

0

Përktheu Elona Caslli

E dashur Zonja Milena,

nga Praga Ju shkrova dy pusulla dhe një të tretë nga Merano. Nuk kam marrë përgjigje. Pusullat për hir të vërtetës, nuk kërkonin një përgjigje të menjëhershme dhe nëse heshtja Juaj nuk është gjë tjetër veçse tregues i një gjendjeje shëndetësore relativisht të mirë , që zakonisht e neverit të shkruarin, jam tejet i kënaqur. Por mund të ndodhë – dhe për këtë po Ju shkruaj – që me pusullat e mia t’Ju kem lënduar disi (çfarë dore trashanike dhe të pandërgjegjshme kam, nëse Ju kam lënduar) ose gjëja më e keqe ,që ai çast i një frymëmarrjeje të qetë dhe të lehtësuar , të ketë kaluar dhe të ketë mbërritur sërish periudha e keqe për Ju. Për rastin e parë, nuk di se çfarë të them, më duket aq larg dhe aq afër njëkohësisht. Për rastin e dytë nuk jap këshilla- si mund të jap këshilla- por thjesht Ju pyes- Pse nuk largoheni pak nga Viena? Ju nuk jeni pa atdhe si njerëzit e tjerë. Një qëndrim për ca kohë në Bohemi, a nuk do t’ Ju jepte energji të re? Dhe nëse për një arsye apo për një tjetër, që unë nuk e di, nuk doni të shkoni në Bohemi, mund të shkoni në një vend tjetër, ndoshta edhe Merano do të ishte mirë. E dini ku është?
Pra, pres dy gjëra. Ose akoma heshtjen Tuaj që do të thotë – Mos u bëni merak, jam shumë mirë. Ose disa rreshta.

Shumë përzemërsisht
Kafka

Share:
Reklama juaj