Home KRYESORE Ish-e dashura e Di Maos: “U ndamë ndërsa formohej qeveria… Luigi nuk...

Ish-e dashura e Di Maos: “U ndamë ndërsa formohej qeveria… Luigi nuk përballoi stresin e politikës

Zëvendës-kryeministri dhe ministri Italian, Luigi Di Maio, rikthehet në qëndër të  stuhisë, por këtë herë jo për çështjet politike, por për çështjet e zemrës: Giovanna Melodia, tani ish-e dashura e politikanit të 5 Yjeve, ka rrëfyer për të përjavshmen Oggi. “Mëqënëse deri tani nuk ka pasur asnjë komunikim zyrtar, kam vendosur ta bëj unë: historia mes meje dhe Luigi Di Maio është e mbyllur,” thotë ajo.

Një prishje e ndodhur tashmë prej disa kohësh: “Ndodhi në fillim të qershorit, në ditët kur ai u betua për qeverinë, por historia u zvarrit tashmë për një muaj … Të ndaheshim ishte një zgjedhje e pjekur e mbështetur nga të dy, nuk mund të vazhdohej më tej “, shkruan Huffingotn Post.it

Image result for Giovanna Melodia

Giovanna Melodia, avokate dhe këshilltare e qytetit për lëvizjen Movimento 5 Stelle, në qytetin sicilian  të Alcamos, përshkruan marrëdhënien me Di Maio: “Një dashuri, intensive, për mua dhe për atë. Politika, megjithatë, ka kontribuar në largimin përfundimtar. Distanca dhe fakti se ai ishte shumë i zënë me formimin e qeverisë. ”

Ajo e qorton Di Maion se vetëm “nuk ka ditur të  menaxhojë situatën më ‘pas’: me pak mundim do të më kishte shmangur momente të vështira. Duke qenë me të kam gjetur veten, pothuajse nga një ditë në tjetrën në qëndër të vëmendjes së mediave, fotografëve, si dhe sulmeve në rrjetet sociale. Ai më ka mbrojtur gjithmonë. Por do të kisha pritur që gjithashtu ta bënte pas ndarjes”.

Image result for giovanna melodia di maio Silvia Virgulti,

Duke komentuar reth disa fotografish ku duket ish e dashura e një kohë të gjatë e Di Maio, Silvia Virgulti, e kapur duke dalë nga shtëpia e zv. Kryeministrit me një valixhe, Giovana Melody thotë: ” Është Ajo shkaku i ndarjes?  Për këtë duhet të pyesni Di Maion,  unë mendoj që jo … Sigurisht ishte e qartë se ajo ende ishte  e lidhur me të, në qoftë se ka qënë në gjendje për ta rifituar, si grua, mund të them vetëm fjalë të mira. Nuk ushqej mëri “./përktheu 360grade.al

Share: