Home I pakategorizuar GJYKATËSI ROLAND HYSI, PRANGA EDHE PSIKOLOGES PAS SKANDALIT NË FIER

GJYKATËSI ROLAND HYSI, PRANGA EDHE PSIKOLOGES PAS SKANDALIT NË FIER

Policia e Fierit ka arrestuar gjykatësin Roland Hysi dhe psikologen Elona Meçani pas skandalit të publikuar mbrëmjen e djeshme në media.

Hysi u filmua nga kamera e fshehtë e emisionit investigativ “Stop” duke i kërkuar para dhe favore seksuale një nëne që luftonte për kujdestarinë e fëmijës së saj.

Ndërsa psikologia Elona Meçani bënte edhe rolin e sekseres dhe që gjithashtu merr “pjesën e vet” prej 500 eurosh.

Njoftimi i policisë:

Drejtoria Hetimore Qendrore në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Fier dhe Tiranë kryen ekzekutimet  e vendimeve të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë Nr.5, datë 09.01.2019 e cila ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për shtetasit:

– R.H., 50 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë Fier;

– E.M., 28 vjeçe, banuese në Fier, me detyrë psikologe, pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier.

Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve  prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtesisë” dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjishëm të personave që ushtrojnë funksione publike”.

Ata ndodhen të ndaluar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.

Share: