Home KRYESORE Duke parë seancën e Senatit në SHBA kuptova njërën nga ndryshimet thelbësore...

Duke parë seancën e Senatit në SHBA kuptova njërën nga ndryshimet thelbësore me Shqipërinë.

Nga Genc Mlloja

Te premten e kaluar po ndiqja direkt seancen e pare te Senatit te SHBA mbi ceshtjen e Presidentit Donald Trump kaluar nga Dhoma e Perfaqesuesve si procedure e metejshme per shqyrtim e vendim nese kreu i Shtepise se Bardhe do te ndiqet penalisht apo jo.

Sigurisht shqiptaret jane te njohur me kete ceshtje te aleatit kryesor strategjik por ne kete rast dua te tregoj cfare me beri pershtypje ne ate seance te drejteperdrejte nga Uashingtoni.

Apeli i presences se senatoreve ne seance u be duke i thirrur ata ne menyre solemne sipas rendit alfabetik qe te firmosnin pranine e tyre. Si ne parade kaluan te tere senatoret e me beri pershtypje se zonjat dhe zoterinjt qe paraqiteshin ishin pa perjashtim te moshes mbi 60 vjec dhe aureola e fisnikerise rrezatonte autoritetin, profesionalizmin, integritetin e tyre per postin qe mbajne ne mendjen time. Kozmopolite eshte Amerika e ashtu edhe perfaqesuesit e populllit te saj
por te gjithe ishin te veshur sipas protokollit; asnje ne veshje sipas gustos.

Keta ligjvenes te zgjedhur nga populli kane qene me pare te reja e te rinj dhe kane arritur ate stad duke iu ngjitur shkalleve te hierarkise me pune ne fusha te ndryshme qe edhe i kane thinjur. Tani ata jane ne sherbim te vendit, te te gjitha shtresave, perfshi rinine, per ti pare ata ne punet e drejtimit e perparimit te Amerikes ne te ardhmen. Po ashtu pergatitja e politikaneve te rinj eshte moto ne veprim real ne baze te meritave e vlerave cka e ben dinamike jeten politike ne ate vend.

Nje termet ne Shqiperi si ai i 26 nentorit vitin e kaluar thirri ne skene shkenctaret e vjeter te sizmikes per te thene fjalen kompetente te specialistit. Kudo ku ishin, ketu apo neper bote, ata i vune vulen shume te vertetave me dijet e tyre shume vjecare per cka ndodhi e cfare duhet bere ne te ardhmen perballe nje fatekeqesie te tille natyrore.

Sa po degjohen ata kjo eshte pune tjeter, eshte disi foshnjelleku i klases politike shqiptare te tanishme baze e te ciles jane elemente ‘kush kapi flamurin e fillimit te viteve 1990 ne kohen e vendin e duhur’ (KCK ?).

Jemi ne 2020 dhe ata ‘flamurtare KCK-ista’ te asaj periudhe kur populli ishte i frymezuar nga demokracia, barazia, mireqenia, jane ndoshta te thinjur tani por politika e dites shqiptare i ka bere oligarke te paskrupullt pa pasur asnje ideal ne te mire te ketij populli i cili enderroi e priti shume pas viteve 1990.

E kush nuk e mbeshtet vrullin rinor si promotor perparimi te nje vendi; vendet e perparuara e kane moto per veprim por ne kahjen e vlerave demokratike te kombinuar me dije, kulture e dinjitet. ‘Pasaporta’ politike ne cdo moshe nuk do te thote pasurim te paligjshem, nuk nenkupton te jesh oligark…

Nga te tille ‘senatore’ po renkon Shqiperia, qe per ironi luftojne per nje foto apo takim me senatoret e vertete te thinjur amerikane te permendur ne kete pershtypje.

Share: