Home KRYESORE “Aksionet” e qeverisë, mbyllja me “sukses“ e misionit të FMN – së...

“Aksionet” e qeverisë, mbyllja me “sukses“ e misionit të FMN – së dhe ekonomia në hije

Nga Kasem Seferi

Lajm do të ishte rënia e fuqisë blerëse dhe ekonomia në hije, që rritet përditë e më shumë në mënyrë dramatike. Për të kuptuar prirjen në rritje të ekonomisë në hije, është e domosdoshme të shihen ndërlikimet e saj shoqërore dhe politike si rrjedhojë e politikave të qeverisë.

Teorikisht, dukuri e ekonomisë në hije (e kundërta e “Qeverisë Rama 2“ që na e deklaroi Zoti Ahmetaj), simbolizon revoltën e qytetarëve kundrejt ndërhyrjes që ka bërë “Qeveria Rama 1“ në jetët e tyre, me anë të barrë së madhe tatimore që u vendosur mbi shpatullat e tyre, që gjatë këytre katër viteve është bërë kaq e rëndë sa që qytetarët gjithnjë e më shumë binden se janë të rënduar dhe të kufizuar.

Në zgjedhjet e këtij viti, qytetarët duhet të ngrenë zërin për të frymëzuar ndryshime më të mëdha. Ata nuk duhet të mbështeten mbi opsionin e daljes nga plotësimi i kërkesave të legjislacionit tatimor për t‘u strukur në ekonominë në hije.

Strukja në ekonominë në hije është një dukuri të çon në një rreth vicioz, për arsye se baza për një vlerësim të vërtetë të kontributeve tatimore të qytetarëve fillon të gërryhet gjithnjë e më shumë për aq sa qytetarët e fitojnë jetesën e tyre duke u strukur në ekonominë në hije.

Si rezultat, tatimet do të rriten për ata që mbeten në sistem me qëllim që balancojnë humbjen e të ardhurave (FMN pas “suksesit“ porpozuan rritje të tatimit mbi pasurinë). “Shëtitje“ të tilla tatimore ndezin një tërheqje të mëtejshme drejt ekonomisë në hije.

Në një skenar ekstrem, ky proçes grumbullues, mund të çojë në krizë financiare. Qeveria mund të frmëzojë rregulla dhe praktika më të përkryera për institucionet, por ato nuk kanë ndonjë vlerë kur qytetarët e ndjejnë se e kanë humbur aftësinë e tyre për t’i kuptuar këto rregulla.

Si rrjedhim, ndjenja e qytetarëve për detyrimin moral (për të paguar tatime) bie, për arsye se bie gadishmëria e tyre për të përmbushur detyrat e tyre civile dhe, si pasojë e gjithë kësaj, gadishmëria e qytetarëve për t’i shfrytëzuar institucionet zyrtare.

Rritja e madhësisë së ekonomisë në hije (dhe për pasojë rritja koresponduese e evazionit tatimor) mund të shihet si një kundërveprim i qytetarëve në lidhje me përshkallëzimin dhe shkapërderdhjen e shpenzimeve që qeveria u bën të ardhurave tatimore të mbledhura.

Prirja për t’u strukur në ekonominë në hije mund të paraqitet edhe si një lloj “demokratizimi” i kundërshtimit të qytetarëve për të mos paguar tatimet.

Prandaj, rregullat dhe praktikat shtesë që kanë një efekt paralizues mbi ekonominë duhet të studjohen nga afër dhe të zvogëlohen në minimum që, në një periudhë afatshkurtër, nuk do ta ndryshonin prirjen me drejtim lart të ekonomisë në hije.

Megjithëatë, në një periudhë afatgjatë, politikat politika tatimore mund të jetë një shans përfundimtar për të stabilizuar, ose madje për ta përkulur prirjen e ekonomisë në hije.

Politikanët kurajozë duhet të ecin përpara në lidhje me sfida të tilla për të vendosur masa shumë të domosdoshme për të luftuar prirjen e rritur të ekonomisë në hije.

Në dritën e këtyre vlerësimeve, duket se kontrollet dhe sanksionet (aksionet kundër infërmalitetit) për të kontrolluar ekonominë në hije, mund të jetë vetëm një sukses i një natyre të kufizuar.

Një gjë e tillë është e vërtetë për arsye se një shtrëngim i tillë vetëm se inkurajon krijimin e përpjekjeve të tyre të mundimshme për gjetjen e mënyrave të reja për t’iu shmangur plotësimit të kërkesave të legjislacionit tatimor.

Përveç rënies së të ardhurave tatimore dhe kontributeve të detyrueshme të sigurimeve shoqërore, rritja e veprimtarive në ekonominë në hije, ka nxjerrë në dritë, gjithashtu, probleme të tjera.

Një prej tyre është statistika ekonomike që fillon të keqparaqisë gjendjen aktuale të ekonomisë, dhe që, hap pas hapi, rezulton në mbivlerësimin e të dhënave në lidhje me rritjen ekonomike dhe punësimin. Përballë kësaj gjendje, kemi rënien e fuqisë blerëse.

Kësisoj, politikat ekonomike që mbështeten në statistika zyrtare jo të sakta, ose të manipuluara, të çojnë në rrugë të shtrembër për shkak të informacionit të gabuar. Problemi është nëse, Në të vërtetë, ndëshkimet më të ashpra dhe kufizimet më të forta mund ta zvogëlojnë veprimtarinë që zhvillohet në territorin e ekonomisë në hije.

Ekzistenca e ekonomisë në hije përfaqëson një sfidë të rëndë ekonomike dhe politiko – shoqërore dhe suksesi do të arrihej vetëm atëhere kur qeveria të investigojë shkaqet – rrënjë të apelit në rritje për t’u strukur në ekonominë në hije.

Është barra e rritur tatimore, rregullat dhe praktikat e gjëra të legjislacionit tatimor që e nxisin këtë dukuri.

“Ingnorantia nos est argumentum“, që do të thotë se “Padija nuk është argument”.

Kasem Seferi – ekonomist

Share: