Home KRYESORE Besoj në ZOT, në dashuri!

Besoj në ZOT, në dashuri!

Nga Luan Kurti

Përpara se të jem mysliman jam njeri, besoj në Zot siç besoni ju,
Përpara se të jem ortodoks jam njeri dhe besoj në Zot sikur ju besoni,
Edhe katolik, budistë, hebre po të qëllonte të lindja, një Zoti do t’i falesha padyshim!
Besimi është dritare për tek krijuesi dhe vetë Zoti, horizonti i dritës së pasosur,
Prej nga ku ju vështrojë miqtë e mi, dhe më dukeni të gjithë të bukur!

Share: