Home KRYESORE News 24 i ndërpret fjalën Ramës kur po shante mediat

News 24 i ndërpret fjalën Ramës kur po shante mediat

Kryeministri Edi Rama shpërtheu sërish në akuza, fyerje e sharje ndaj mediave kritike me të dhe qeverinë e tij, e cila, sipas opozitës dhe disa analistëve është më e korruptuara dhe më e paafta që nga shpallja e pavarësisë.

Duke folur para disa pensionistëve që i kishte mbledhur për ta dëgjuar duke për arritjet apo edhe për “pakënaqësitë që ka ndaj qeverisë së tij të shkëlqyer”, kryeministri sulmoi sërish mediat, duke përdorur shprehjen tashmë të rëndomtë “mediat e kazanit, të baltës, që shpifin”. News 24 ia ndërpreu pikërisht në këtë moment fjalën.

Spikerja e televizionit informativ njoftoi në orën 11.53 minuta se kishin mbërritur në fund të edicionit dhe se do t’i lihej vendi një emisioni tjetër. Nuk është e qartë nëse ndërprerja ishte qenë e qëllimshme, si shenjë proteste ndaj fjalorit që kryeministri përdor ndaj medias, apo thjesht ishte një ndërprerje e detyruar nga programacioni.

Megjithatë, ky veprim ngre një pikëpyetje: a është më mirë ta largosh kryeministrin nga ekrani sa herë ai lëshon lumin e sharjeve ndaj medias, apo ta lësh të shfryjë në fjalorin e tij që më shumë se këto tjetër, denigron atë vetë. /Lapsi.al

Share: