Home KRYESORE Zgjedhjet ne Mësimdhënien e Shendetesise një mundësi…

Zgjedhjet ne Mësimdhënien e Shendetesise një mundësi…

Pas një jave janë zgjedhjet për gjithë strukturat e mësimdhënies së Shëndetësisë, dikaster ky që varet direkt nga Ministria e Arsimit.

Karakteristikë e kësaj fushate është prezenca e Ministrit të Shëndetësisë në mënyrë direkte dhe të kamufluar në këto zgjedhje.

Vërehet gjithashtu që e Keqja e shëndetësisë shqiptare, nuk ka zgjedhur të kandidojë për strukturat e larta (pasi e njeh mirë vetveten), por ka vënë figura të tjera (për hir të së vërtetës të pastra).

Kjo teknikë e re i bën zgjedhjet mjaft të vështira, prandaj secili përpara se të bëjë zgjedhjen e tij, përpara se të dëgjojë deklamacione me autostima si kryeqytetarë, duhet të mendojë dhe të njohë mirë se kush është pas kujt.

Ju rekomandoj të preferoni njerëz që përfaqësojnë vetveten dhe që kanë durimin të dëgjojnë problemet tona, përndryshe askush nuk na ka faj dhe m…. do të bjerë mbi ne.

Respekte miq votues!

Share: