Home KRYESORE PERCEPTIMI I DREJTËSISË NË RRJETET SOCIALE

PERCEPTIMI I DREJTËSISË NË RRJETET SOCIALE

Nga Erion Kristo

Meqenëse harxhohen miliona lekë për të matur perceptimin e njerëzve mbi gjyqësorin, dhe në fund, paratë e caktuara vidhen në mënyrë flagrante nga njerëz të ngarkuar me punë, porse ajo që është më themelore, hulumtimi i ndjesive publike ndaj gjyqësorit mbetet gjithmonë i pazbuluar në thellësi, vendosëm të përdorim rrjetin social Facebook për të mbledhur të dhëna direkte, pa kosto fare. Ndoshta këto të dhëna do shkaktojnë shumë zhurmë, por qëllimi i eksperimentit ishte pikërisht ky: të shkaktojë zhurmë, të provokojë. Ky provokim le t’u shërbejë ndërkombëtarëve apo krerëve të politikës shqiptare për të reaguar nëse kanë mundësi. Prej dy vjetësh vetëm flitet për reformën në drejtësi, po vetëm “fjalë, imzot, fjalë”. Ndërsa duhej të ishte reforma e parë që duhej të ndërmerrej. Shoqërisë shqiptare të sunduar dukshëm nga politika, i duhet një garant, dhe kjo vetëm drejtësia mund të ishte. Po nuk është, ndaj njerëzit reagojnë kësisoj. Provokimi lidhur me perceptimin e drejtësisë ishte një bejte, një trevargësh i thjeshtë me rimë, që kërkonte një varg të katërt si plotësim. Këto vargje të thjeshta, të tipit Arben Duka (duhet të theksojmë se ky poet me satirën e tij politike ka një audiencë gjigande), morën me qindra like dhe komente në rrjetet sociale. Këto komente po i përcjellim pa censurë fare, që të shqetësohen ata që duhet të shqetësohen, meqenëse sistemi i drejtësisë nuk ngjan të ketë ndonjë element vetëpastrimi në gjirin e vet.

Vargjet provokatore ishin:

O drejtësi, o moj drejtësi,

Ke marrë fund, dhe nuk e di.

Unë te ty skam besim…

Përgjigjet e publikut ishin:

  • Zhdrejtësi.
  • Besim te partia.
  • Edhe ta mendosh që dalin juristë me tonelata në një vend ku drejtësia ka marrë fund.
  • Si të keni besim more qytetarë… kur drejtësia të ha në kandar…
  • Ky ripohim mosbesimi kohë pas kohe, më fut në dyshime. Mos e kishe rifituar gjë shpresën se mund të funksiononte?
  • Ka marrë fund çdo gjë e mirë.
  • Je e zhytur krejt në krim.
  • Kemi që në kohë të Gërdecit që e themi! Po këtë lloj fushe studiuam dhe në mëmëdhe s’po i shohim hajrin, ëndrra platonike na duken!
  • Se ku fle lepuri nuk e dimë.
  • Dua jetën që më përket muaaa.
  • …do marrësh flakë/…do t’dali tym
  • Ti na ke lënë në këtë “mjerim”.
  • Se partia do viktimë.
  • Kur në bixhoz luan fatin tim.
  • Shyqyr që kam pak gëzim.
  • Kur do të përmirësohesh?
  • E ke “gabim”, duhet të kesh besim ke drejtësia, pasi shihe si vepron ajo ke njerëzit e thjeshtë!!!
  • Se patëm fatin të mos kemi fat, jetët njerëzore me lekë i mat!
  • Që nga viti ‘90 e këtej, populli ynë i urtë e ka bërë dhe do ta bëjë vetë drejtësinë.
  • Në çdo anë ndodh një krim, të jetoj pranë teje qe fati im… politika t’ka mbërthy në detaj, e ti moj “drejtësi” derrit po i thu daj…
  • Se kriminelët për shkakun tënd në rrugë rrinë…
  • A moj drejtësi, u bëfsh shkrumb e hi, se s’ta ka parë njeri t’mirën ty… s’na punon truri të krijojmë për drejtësinë se na lëndon gjithmonë… duam të bëjmë vetëm gjëra të bukura e optimiste, po që s’po gjejmë dot kujt ti këndojmë, se këtu te ne çdo fenomen është i errët.
  • Moj drejtësi, mori drejtësi,/Ke marrë fund dhe un e di/Te ty s’kam më besim/Që të qetë të rrimë,/Po të gëzojnë disa mjeranë/Dhe ne vehten hamë me dhamb/Me ty bëjnë allishverishe/Me kostum e me këmishë/Fukaranë 5 vjet e presin për drita/Tjetri 5 veta fut ne dhe,/dhe del pa zbardh drita.
  • Duhet një emër tjetër për këtë paçavure.
  • Drejtësi horrash.
  • Në fakt drejtësia jonë rri drejt, por flet shtrembër…
  • Puçi, puçi… Të gjithëve!
  • Këtu ka marrë fund çdo gjë, jo vetëm drejtësia. Nuk dimë ku të shkojmë të jetojmë…
  • Topin mu në shtet, më falni.
  • “…Unë te ti nuk kam besim/ke dhënë prova, këtë e di…”
  • …”Unë te ty skam besim,/të ma zgjidhësh hallin tim”/Por kam tek zhgënjimi im…/I fitu është ai si bën krim/Që i bi gjithmonë fyellit më 1 vrimë.
  • Se zgjidh çështje pa shpërblim.
  • O moj drejtësi e zhdrejta drejtësi/Kush të ka djegur shkrumb e hi/Besimi ky burrë i mirë shumë/Me drejtësinë s’ka fare punë/Zhdrejtësi e mjerë pengu i parasë/Të mbeti droga nëpër thasë/Kalon miliardat nën e mbi dorë/E nuk sheh drogën në laboratorë/Besimi i mjerë s’ka vend tek ty/Të venë brirët e ti bën myyyyyy/Ah drejtësi e zhdrejta drejtësi/Fajtorë jemi Ne, asnjë faj s’ke ti.
  • Mallkim i rëndë mbi vendin tim./Sytë i kam në emigrim.
  • Pse s’të njeh ky truri im /Pse ti shpirtit i jep thjesht një vezullim…
  • Unë te ty s’kam besim, më ke lënë mua jetim…/si më parë dhe në vazhdim…/se s’do kesh kurrë përmirësim.
  • Ça ju ka gjet që i thurni vargje dashurie prost…
  • Thjesht biznes me shumë fitim.
  • Shesin e blejnë vite burgim.
  • Kësaj drejtësie i asht çart kanari/del prej burgu kush pagun i pari.
  • Prandaj s’kthehem në Shqipëri.
  • Je një grup njerëzish veç për peshkim,/një grup peshkatarësh të turpërohet Shqipëria,/që i ndërron rrjetat si don qeveria,/e aftë të dënojë veç dëshmitarë të varfër,/që spaguajnë dhe vjedhin, n’hambar,/ose të mban në birucë sa të gjesh një litar,/që të vetëvaresh, e të quajnë, budalla e gomar

– Kapiten i fatit tim, por për ty jeta s’ka çmim./Drejtësi e padrejtë, jeni bërë fiks si çakejtë. E kishte mirë A. Asllani me “kohë e maskarenjve” .

– R.I.P drejtësia! I përhershëm kujtimi i saj.

– …Ti të bardhën po e nxin/arkaizëm fjala “drejtësi”/Mjeran është kush e kërkon/o moj Shqypni oj ditëzezë/ke mbet n’mizerje, ke mbet pa zot./Sot korrupsioni të bën moral/sot drejtësia është var n’litar.

– “O drejtësi ti kur.e e hershme… që u lëpihesh veç te pandershmëve.”

– Çdo faturë në kurrizin tim!

– Je bërë njëshi ti për KRIM.

– Më mirë të vazhdojmë me vetëgjyqësi,/Se për ty na u bë jeta fli!!!

– Çove vendin në mjerim, vrave, preve, vodhe, brodhe, përsëri ti ja hodhe, s’guxon robi kryet me ngritq, se ja dredh sy për sy…

– Sistemi i Drejtësisë është Banda Kriminale më e rrezikshme në Shqipëri. Pastaj duhet të vendos drejtësi Kanuni. Kush vret, vritet.

– Unë te ty kam besim,/Moj që të raft një vetëtimë!

– Po hajt të gjesh frymëzim e të vazhdosh, këta ta ndalojnë trurin…!!!

– Moj drejtësi, moj drejtësi,/erdhe kot me u përfshi/ishim mirë me kanunin/s’ja mbante kujt me u mor me asnjonin/sepse ndryshe të shkatërronin./Erdhe ti si zonjë e rond/dhe e prishe gjithë dynjonë.

– Si mund të marrë fund kur nuk ka pasur fillim?

– Por, me Ne nuk ke kthim/jemi të drejtq e duam drejtësi/kush s’e don të shkojë në shtëpi.

– Drejtësi o moj drejtësi, në të thënçin e drejtë, me ty lozin shtrembër “aktorët”, ti mbete veç një kujtim i zhdrejtë.

– Por mendoj veç për partinë.

– Gjyqtarët nuk paraqiten në vendimin e paravendosur se u është “ngjirur zëri”. Në këtë mënyrë shpëtojnë nga regjistrimi i zërit.

– Atëherë pse shprehja “Ligji është i barabartë për të gjithë ” vendoset mbi kokën e gjykatësit, kuptohet që ai të mos e lexojë dot.

– Sepse me kohë je për vajtim…

– Nuk ja vlen të shkruash qoftë edhe disa rreshta për ta.

– Pse ka ekzistuar ndonjëherë??? Kur?

– Shpëtova… ika.

– Mirëserdhe në xhungël!

– Sepse niveli i urrejtjes është më i madh se i dashurisë.

– Se ke shkelur mbi gjykim.

– “..ky është dhe mendimi im…”

– S’marr dot pronën e gjyshit tim…

– Drejtësia është kjo që është, sepse edhe populli ynë është ky që është; ç’është drejtësia… rezultante e ndërgjegjes së prishur të një kombi.

– Drejtësinë e mori lumi shqiptar/Shitet,blihet si çdo mall në pazar./Mjaft punove për shushunjat o fatkeq/Ç’nuk hoqe në ato dyer e po heq./Të morën e grabitën pronë e pasuri/Të vranë shpresën e munguar në liri./Ka ardh’ koha të ngresh kokë të kërkosh/Në emër të së ardhmes që do ndërtosh.

– Prandaj bëj sipas qejfit tim…

– Unë te ty besim nuk kam,/Je e gjitha ti katran,/Je katran me bojë të zezë,/Fund e krye dhe në mes./S’po të zbardh dot as piktori,/Një ngjyrë tjetër mbi ty s’hodhi,/Që të zbardhesh ti moj nure,/Duhen trima duhen lule,/Të zinjtë nuk të zbardhin dot,/Ndaj do presim ne nga mot.

– Fjala besim nuk duhet të jetë në fjalorin e fushës politike fare.

– …ligjet mbeten poezi/ligjet mbeten herezi.

– Kurrë nga ty s’do gjejmë shpëtim…/…se mbush xhepat në çdo gjykim…

  • Unë te ty skam besim/Fal vjedhje e fal krim/Dal nga sallat grusht shtrënguar/Edhe zemra gjemb shpuar/Nga revolta e poshtërimi/Drejtësi helm hidhërimi !!
  • Unë tek ty skam besim/ma rrënove shtetin tim/Nxirr Fullhajna e dëno qyqarë/Shqipëria për t’u qarë.
  • Puna jote aferim.
  • Te quaj babë o vjehrrin tim???…
  • Kur flet parja, hesht e drejta.
  • Sot më tingëllon më aktual se kurrë Migjeni i madh: O si nuk kam një grusht të fuqishëm ti bi mu n’zemër malit që s’bëzan.
  • Se ne jemi trima, jemi shqiptarë, për partinë, ulemi në gjunjë, edhe bar mund të hamë…
  • E ke shumë shumë gabim… do të të them një të fshehtë… drejtësia në Shqipëri s’ka lind ndonjëherë dhe kam frikë se s’do të lindi kurrë… prandaj një gjë që nuk lind ose nuk ka ekzistuar, nuk mundet që të vdesë.
  • Koha dridhet e përdridhet, do vij dita dhe do zgjidhet.
  • Ju silli me njerëzit si zotër të vërtetë, por asnjeri nga ju s’ka për të ikur nga kjo botë, pa paguar, për çdo të padrejtë!
  • Drejtësia është qorre, por shikon në errësirë.

Platoni, mijëra vjet më parë, theksonte se është drejtësia ajo që lidh shtresat shoqërore dhe strukturat e shtetit. Mungesa e drejtësisë e shkatërron shtetin. Gjykimet e tjera mund t’i jepni vetë. Drejtësia nuk mund të jetë sikundër populli, por më lart.

Share: