Home KRYESORE Erdogan e Putin i tregojnë dhembet njeri tjetrit!

Erdogan e Putin i tregojnë dhembet njeri tjetrit!

Presidenti rus Vladimir Putin ka vizituar bazën e flotës veriore ushtarake ruse duke ndjekur një seancë stërvitje ku ka marrë pjesë edhe vetë. Ai ka pilotuar për një xhiro të shkurtër një avion bombardues dhe më pas ka ndjekur nga afër stërvitjen e ushtarakëve të tij. Putin i cili si president ka rolin edhe të komandantit të përgjithshëm të ushtrisë ka kryer edhe qitje nën sytë e gjeneralëve të tij. Keto veprime shihen si demostrim i forces ndaj Turqise e me shume se kaq. Nderkohe presidenti turk Rexhep Erdogan ka paralajmëruar Putinin “të mos luajë me zjarrin”! Erdogan është shprehur kështu pas disa sulmeve mediatike nga krerët e shtetit rus. - “Nuk dëshirojmë të prishim marrëdhëniet me Rusinë dhe shpresoj të takoj Putin ballë për ballë javën e ardhshme në Paris për të sqaruar gjithçka”, ka thënë Erdogan. Por presidenti rus ka refuzuar të kotaktojë me Erdoganin direkt pasi ky i fundit nuk ka pranuar të kërkojë falje për rrëzimin e avionit rus,” – raporton Sky News

Share: