Home KRYESORE Lojëra me avionë ne kufijtë e Greqisë…

Lojëra me avionë ne kufijtë e Greqisë…

Që prej datës 18 nëntor helikopterë të ushtrisë greke patrullojnë kufirin jugor me Shqipërinë në kuadër të masave të lajmëruara nga ministri i Mbrojtjes Panos Kamenos për të shtuar ndjenjën e sigurisë te banorët e zonës. Fluturime janë kryer në të gjithë fshatrat që përfshihen në zonën e Janinës, por edhe brenda në qytet. Defencenews raporton se pilotët janë këshilluar të kryejnë fluturime në lartësi të ulët në zonat kufitare me Shqipërinë për të bërë edhe me të ndjeshme prezencën e tyre për banorët. Ndërkohe Turqia qe e cilësoi cënim të sovraniteti kalimin e avionit rus në hapësirën turke dhe e rrëzoi atë, e ka cënuar hapësirën ajrore të Greqisë për shkak të Qipros! Dukë përfituar edhe nga kriza financiare në Greqi, Turqia ka futur avionët e saj më shumë se 2 mijë e 200 herë në 2014 në territorin grek.

Share: