Home KRYESORE Sarkazma me ligjin e dekriminalizimit!

Sarkazma me ligjin e dekriminalizimit!

Nga Denis Dyrnjaja

Ligji i Dekriminalizimit qesharak dhe maska me e shëmtuar demagogjike e politikës shqiptare.

Ligji në thelb përjashton nga pjesëmarrja në politikë apo jetën institucionale çdo individ të dënuar me vendim gjyqësor për vepra penale.

Po kush politikan është dënuar në Shqipëri këta 25 vjet, që ky ligj të jetë efiçent e të veprojë?!

Ligji ndalon në të ardhmen ata që kanë bërë krime, këta që kanë bërë kërdinë s’quhen se nuk janë dënuar nga një gjykatë.

Tallja vazhdon me bekimin e të gjithë “baballarëve të kombit”

Share: