Home KRYESORE Shqiptaret e trajtojne politiken si qira-dhenie…

Shqiptaret e trajtojne politiken si qira-dhenie…

Nga Dritan Shano

Qasja e shumicës absolute të shqiptarëve ndaj politikës, është ajo e një qeradhënësi. Shqiptari e jep shtëpinë [mbështetjen] me qera me idenë e “zgjuar” se do nxjerrë ndonjë fitim nga qeramarrësi [politikani], ndërsa vetë është duke u marrë me punë të tjera. Ose thjesht do që të rrojë me paratë e qerasë. Tek bën këte vazhdimisht nuk vendos asnjë rregull në kontratën e qerasë. Sepse ka frikë se po vuri rregulla, nuk ia merr njeri shtëpine e tij me qera. Dhe se mund të shkojnë tek komshiu. Lakmia, [shpesh e justifikuar si skamje] dominon arsyen. Këta [politikanet] ia japin qeranë çdo muaj, ose dhe njëherë në vit. Mos themi një herë në katër vjet. Deri këtu në rregull?! Por vetëm kur ndërpritet kontrata e qerasë, shqiptari sheh se i duhet të nxjerrë nga xhepi më shumë para se ka marrë. Sepse, secili qeramarrës, ia le pas shtëpinë të shkatërruar, të konsumuar, jashtë përdorimit. Ka nga ata që nuk dorëzojnë as çelësat, dhe kështu duhet ta hapësh derën e shtëpise tënde me shkelma…

Share: