Home KRYESORE Masivizimi i ekselencës dhe mediokriteti i titujve…

Masivizimi i ekselencës dhe mediokriteti i titujve…

Nga Artan Fuga

Dhe të mendosh se 150 vjet më parë shumica e rilindasve shqiptarë nuk ishin veçse me diplomë gjimnazi, atë të Zosimea-s në Janinë… Cfarë përparimesh kemi bërë për kaq pak kohë. Një shekull më pas me këto ritme do të jemi të gjithë profesora, me shofera taksie, me kaldaista, me shofera ruspash…

Të gjithë do te jemi ruspije!!!

Cfarë zhvleftësimi u kemi bërë diplomave, zhvleftësuam diplomat e katërvjeçarit, duke bërë masterat me qillo, pastaj doktora me tonelata, pale shihni, shihni se çfarë po bëhet me profesorat në këto vite, pesë profesora një lek…

Merrni statistika merrni se do ta shihni batërdinë! A ka gazetarë apo jo!

Sa keq më vjen për ata që janë bërë dhe do të bëhen doktora dhe profesora të vërtetë…pa hile, me djersë e punës.

Nuk do të dallohen nga ata prej gjasme.

Cfarë demotivimi!!!

Ja çfarë ka bërë ligji për arsimin e lartë. Nuk e ka fajin shkakësor një operator i veçantë. Biznesi privat atë punë ka, maksimizimin e fitimit. Sa më shumë lekë aq më mirë.

Po, ligji thuaj…

C’vleftëson diplomat e bachelorit sepse diplomon dhe nxjerr pa punë të diplomuarit. Mastera me kile, tani edhe doktora. Profesorat i ka lënë pa asnjë kompetencë në drejtim, edhe ata ata tani do t’i nxjerrë cdo universitet me lopate…

Kush e ka inat njeriun e dijes që ngaqë nuk e eliminon dot shton pa fund njerëz me tituj duke sjell inflacion titujsh e zhvleftësuar krejt. Ulet shkenca që të barazohet me politikën e ulët…

Vlerat e vërteta dhe ato fallco nuk do të dallohen dot më…Barazi në degradim për shkak të masivizimit të ekselencës ! Mjafton të hidhje një sy tekstit të ligjit dhe e kuptoje. Prandaj na pickoi grenxa…një vit më parë.

Për një të qeshur këtu poshtë më dhanë mbi 20 mijë shikime. Falemnderit !
Muaj më parë kur kërkonim të ndërgjegjësonim publikun për pasojat e ligjit nuk reagonte veçse një pakicë. Kjo është për të vajtuar….

Kultura, shkenca dhe arsimi u varrosën përfundimisht nga ligji për arsimin e lartë i Kuvendit që së shpejti besoj do të dekriminalizohet!

Share: