Home KRYESORE Përse pro parkut?!

Përse pro parkut?!

Nga Marjon Gorica

Prej javësh tashmë në Tiranë oshëtin zëra, shpesh herë duke bërë dhe një rrëmuj të pa shoq mediatike , e gjitha për një arsye të vetme, për parkun. Është një iniciative tani më e një grupi personash të cilët më së tepërmi dua të reklamohen mediatikisht sesa të mbështesin një nisëm të tillë.

Jam i sigurt që një pjesë e atyre personave të cilët kanë protestuar deri më sot nuk kanë patur asnjë informacion mbi një investim të tillë në zonën e liqenit artificial . Më vjen keq tëksa shihja dhe persona që dhunoheshin ,madje shpesh herë dhe me njëri –tjetrin.

Më vjen akoma më tepër keq kur këta “protestues” përvetësonin protestën duke larguar njerëz të tjerë. Dhe unë mund të jem kundër tij e të dal të protestoj , ashtu sic ata kërkonin të drejtën e tyre se përse i pengonte policia ,ashtu dhe unë apo kushdo qoftë tjetër sot kërkojmë të drejtën, kush janë ata që të na largojnë ne .

Jam njohur pothuajse plotësisht me investimin tek parku i liqenit, një investim vërtet i madh ,me një vlerë goxha të madhe. Mbase unë mund të isha kundër këtij investimi, por ja që nuk ndodhë kështu. Nuk i kundërvihem këtij investimi për shumë arsye dhe pse disa mund të më mendojnë si militant apo simpantizant i Erion Veliajt me kompani, por nuk është aspak kështu .

Jam pro parkut , jam pro investimeve që zhvillojnë infrastrukturën në zona të ndryshme, jam pro ambjenteve për mundësi qetësimi,clodhje apo argëtimi. Jam pro parkut për fëmijë. Sot në tiranë mungojnë parqet publike. Shumë prej nesh e dinë mjaftë mirë ,që parqe dhe kënde lojërash ndërtohen në ambjente ku ka gjelbërim dhe ajër të pastër, fundja të gjithë atë kërkojnë dhe pikërishtë ky vend është tepër i përshtatshëm.

Është pikërisht i përshtatshëm për vetë faktin sepse njerëzit nesër do të kenë një arsye më tepër për të dal nga parku i liqenit, deri më sot përvecse të ecësh apo të vraposh në atë zonë nuk ke arsye tjetër për ta vizituar.

Duke qënë shumë pranë qendrës së Tiranës, në një zonë kyce, me qindra prindër do të nxjerin aty fëmijët e tyre , për të luajtur e të dëfrehen paksa. Unë jam një i ri që prej vitesh e frekuentoj zonën e liqenit për veprimtari fizike, eci e vrapoj në atë park cdo ditë ,duke zhvilluar një veprimtari të përditshme në atë zonë kam konstatuar që vërtet ka nevojë për një dorë zhvilluese, ka nevojë për rehabilitimin e pistës së vrapimit.

Ka nevojë për hapjen e “shtigjeve” të reja nëpër mes parkut ,e kjo jo vetem duke qënë në baltë, por do të ishte mirë rrugica asfalti apo pllaka , pasi në rastë se ka reshje shiu për ditë të tëra nuk mundet të kalosh përmes parkut. Duke u krijuar një park i tillë dhe vizitueshmëria e kësaj zonë do të jetë më e madhe .

Prej kohësh kam konstatuar që punojës të gjelbërimit pranë bashkisë së Tiranës po punojë duke rehabilituar situatën me pemët dhe shkurret, dhe kjo është dicka për tu vlerësuar, nga fillimi deri në fund të liqenit ka një ndryshim total, më parë vetëm në disa zona mund të shihje ujin e liqenit , ndërkohë sot të ofrohet një fushë pamje e qartë dhe arrin të dallosh mjaftueshëm dhe vijën fundore të ujit.

Jam pro parkut dhe për faktin sepse aty është fituar një tender për investim, është fituar një tender projektues e shumë e shumë veprime të tjera dhe cdo veprim e ka një vlerë, por këto vlera janë të ardhura tonat. Kështu që , në rast se sot ndërpriten punimet për ndërtimin e këtij parku , fondet që kanë shkuar për kompanitë projektuese ikin dëm, pasi projekti i tyre kurre su zbatua dhe cfarë fituam ne?

A janë ato para të tonat të nderuar protestues? Në rastë se ky projekt dhe investim nderpritet ,këto kompani tenderuese a duhet të marrin një fond likujditeti? Patjetër që po ,pasi kanë punuar për ditë të tëra duke investuar dhe pikërishtë ky fond që do të kalojë për këto kompani a do të rëndojë sërishtë në xhepat tanë?

Pikërisht që do të rëndojë. Do të rëndojë dhe me një arsye më tepër, do të na rëndojë si një investim i pa bërë. Pra para të humbura për kaprico të një ,dy apo tre ish militantëve që dalin e bërtasin dhe jo pikërishtë për parkun ,por sepse pushteti nuk iu ofrojë asgjë atyre. Janë pikërisht këta persona që akoma nuk e kuptojnë që cdo dëmtim i cili i krijohet kompanive tenderuese paguhet sërisht nga xhepat tanë.

A e dini që dëmtimi i atyre rrjetave dhe rrethimi prej disa herësh i këtij kantieri krijon përfitime nga fondet rezervë? A e dini që ato makineri e pajisje që ju dëmtuat dëmshpërblehen sërishtë nga institucionet tona???

Pra a e kuptoni nivelin se ku e keni cuar këtë situatë? Madje më vjen akoma më tepër keq , kur e kuptojë që aty ka persona që gjithë jetën e tyre nuk kanë dal sikurse dhe një herë të shëtisin në atë park apo të vrapojnë në të . Sikurse dhe vetëm një herë. Parku do të bëhet sepse na duhet ! Jam pro tij!

Share: