Home KRYESORE Forca Rinia: Votoni reformën ose largohuni

Forca Rinia: Votoni reformën ose largohuni

Ditën e sotme, pranë hyrjes se Parlamentit, “Forca Rinia” zgjodhi te realizoje një aksion sensibilizues me qëllim ndërgjegjësimin e Deputetëve për të votuar Reformën në Drejtësi sa me shpejt dhe me mire. Sllogani i këtij aksioni ishte; votoni reformën ose largohuni.

Ndërsa pritej të fillonte seanca plenare, në të njëjtën kohë po realizohej mbledhja e Byrosë së Kuvendit, aktivistët e Forca Rinia ishin pranë hyrjes se Parlamentit duke i bërë thirrje çdo deputeti që po hynte në seancë, për të votuar reformën në drejtësi, disa prej tyre nuk u përgjigjën, disa të tjerë si z. Alfred Peza dhe z. Fatmir Toci u përgjigjen pozitivisht thirrjeve të aktivistëve, duke theksuar që janë gati të votojnë reformën. Por, sipas organizatoreve, dëshpërues është fakti që asnjë nga deputetët e opozitës nuk kthyen përgjigje nëse do të votojnë apo jo reformën.

Në një deklaratë për mediat e pranishme, aktivistja Kostalda Visha i kujtoi edhe një herë, se këto deputetë janë përfaqësuesit tanë dhe e për detyrë të votojnë këtë reformë, përderisa pjesa më e madhë e qytetarëve shqiptar e duan patjetër këtë reformë. – ”I bëjmë thirrje të gjithë deputetëve të Parlamentit të Republikës së Shqipërisë, të votojnë reformën në drejtësi, përpara korrikut, është një kërkesë masive e qytetarëve”, shtoi me tej aktivisja.

Share: