Home KRYESORE Himara është ceshtje e respektimit te se Drejtës te Pronës dhe jo...

Himara është ceshtje e respektimit te se Drejtës te Pronës dhe jo te Etnisë!

“Armiqtë e Shqipërisë janë shqiptarët!”, shqiptari i madh Faik Konica thote qe armiqte me te keqinj te Shqiperise jane vete shqiptaret, por aktualiteti demostron qe nga kjo aksiome nuk bejne perjashtim as minoritaret grek, apo pakicat e tjera me te cilet jemi te barabarte ne te gjitha drejtimet pozitive dhe negative. Kjo eshte e natyrshme sepse kemi bashkejetuar ne simbioze tashme ne shekuj.

Se fundi, ne vemendje te publikut erdhi perseri Himara te cilen pergjithesisht e degjojne per bukurite e saj natyrore dhe problematikat politike qe ndertohen me kujdes dhe qe me sa duket, ja arrijne qe nga asgjeja te arrijne te ndertojne dicka, saktesisht tension politik brenda, por edhe me vendin fqinj Greqine.

Sigurisht qe pas gjithe ketyre inskenimmeve politike qartazi fshihen vetem interesa ekonomike dhe pushteti per te cilat per fat te keq perplasen njerezit e thjeshte te cilet nuk informohen se duhet te keq perdoren sipas interesave te pushtetareve.

Rasti i fundit ne Himare ka te beje me nje projekt te qeverise qendrore e cila ne menyre te shpejte dhe pa zhurme publike kaloi nje VKM qe i jep te drejten e perdorimit te brigjeve te Himares dhe Palases nje kompanie private e cila cilesohet nga qeveria si Partneri Strategjik dhe qe per rastin eshte Green Cost.

Qartazi pas ketij emri anglez gjenden njerez te fuqishem shqiptare qe, kur partia socialiste sot ne qeveri, ishte ne opozite, akuzonte pushtetin e atehershem se ishte vene ne dispozicion te tyre duke u shitur interesa publike ne menyre abuzive!

Nderkohe banoret e zones te prekur nga ky projekt i qeverise nen siglen PPP (partneriteti publik private) sigurisht ne nivele te ndryshme per shkak te pozicionimit te shtepive dhe pronave perkatese dhe jo, per shkak te origjines greke apo shqiptare sic abuzohet politikisht e mediatikisht, te pa informuar per projektin sic do ligji dhe morali nga autoritetet qendrore dhe lokale, jane ndjere krejt natyrshem te shqetesuar nga ajo qe mund te ndodhe me pronen e tyre!

Prona, shtepia eshte e individit, familjes dhe nuk ka te beje aspak me etnine dhe kombesine. Sigurisht ka te beje vetem me shtetesine dhe ligjet te cilat per fat te keq ne rastin e Shqiperise, tejkalohen nga “Maliqet” ne pushtetin politik apo ate financiar!

Kete teori te siper cituar e kane pranuar te gjitha palet politike ndersa po bejne jo pa veshtiresi te medha Reformen ne Drejtesi e cila sipas tyre do i jape fund padrejtesive dhe pandeshkushmerise qe ka mbizoteruar deri tani ne Shqiperi.

Pronat ne Himare…

protesta e himares1Ne rastin e Himares, duhet thene per ata qe nuk e dine, se eshte realizuar bllokimi i Regjistrimit te Titujve te pronesise nga ana e OSBE dhe kjo ka ndodhur me kontributin financiar te vete Greqise qe prej vitit 2011, ku eshte synuar qe nga ana e Parlamentit te Shqiperise, te aprovohen ligje ne shtratin e Kushtetutes se vendit, por ne perputhje me standardet nderkombetare per lirine e prones.

Sipas banoreve te zones, shqiptare edhe minoritare greke, deri tani, ky parlament, por edhe kjo qeveri, ka krijuar nje boshllek kushtetues i cili eshte thelluar vecanerisht me ndarjen e re territoriale dhe ligjet per turizmin apo te prones, te kundershtuar nga ana e popullsise te zones.

Pra, thene me menyre me te thjeshte, rezulton qe pjesa me e madhe e banoreve te atyre zonave nuk i gezojne Titujt e Pronesise per shtepite dhe pronat qe i trashegojne si autoktone qe jane, ne fakt sic i gezojme ne pjesa me e madhe ne te njetin shtet, Shqiperi.

Kjo situate specifike dhe komplekse per rastin, i ka trembuar banoret dhe nuk do ishte aspak cudi qe te shfrytezohej nga ana e aturiteteve te pushtetit te cilet merren vetem me projekte shume milioneshe dhe harrojne te konsiderojne pasurite modeste te banoreve te cilat ne fakt, jane gjithe jete e familjeve te tyre dhe atyre vete.

Raste banoresh te penalizuar nga veprime te tilla arbitrare nga pushteti nuk kane munguar ne keto vite dhe ato jane te publikuara ne te gjithe Shqiperine duke filluar nga kryeqyteti ku parimisht qytetari ka me shume ze…

Perdorimi politik per rastin dhe “thashethemi” per Nikolas Geixh

Sigurisht sic mund te kuptohet lehte, ideatoret e projektit te madh te qeverise qendrore e lokale ne bashkepunim me individe te fuqishem fianaciarisht dhe mediatikisht parimisht nuk jane te interessuar qe debati publik te ndertohet mbi projektin konkret dhe rrugen ne te cilen ai po realizohet.

Ne te tilla raste mjafton te politizohet ceshtja dhe gjithcka e vertete ndoshta e hidhur, mbeshtillet me debat politik shterpe dhe te pavertetat eklipsojne ate qe nuk duhet te shkoje deri te publiku, te verteten e hidhur.

Menjehere dhe sapo u vu re vendosmeria e Komunitetit Himarjot per ta kundershtuar projektin e qeverise dhe mbrotuar pronat e tyre, u hodh idea se eshte vetem pakica greke e Himares dhe Palases po e kundershtojne projektin e qeverise Rama dhe se, sipas tyre jane edhe qarqet ultranacionaliste greke qe e nxisin kete situate per tensionim bashkejetese shqiptaro greke. Nuk harruan te thone se, kryeministri si autoriteti me i larte politik i Shqiperise po u kundervihet me vendosmeri ketyre organizimeve jo shqiptare me interesa te fshehta…!

Zera serioz te Medias thane se potesta po organizohej nga anti shqiptari i Lobit Grek te SHBA Nikolas Geixh. Ky emer, ndoshta me te drejte, dihet qe ve ne levizje qarqe te ashtu quajtura patriotike shqiptare dhe kjo rezultoi gjetje inteligjente.

protesta e himares13Edhe pse organizatori kryesor i protestes Nikollaq Neranxi ne cilesine e drejtorit ekzekutiv te Komunitetit Himarjot dhe i prekur familjarisht nga projekti i qeverise per Himaren, tha publikisht qe Geixh nuk kishte te bente fare me protesten dhe se ishte ai vete organizatori i se teres, emra te rendesishem te opinion berjes ne shkrimet e tyre e konsideruan te pranishem ne proteste Nikolas Geixhin duke shtuar se ishte ai pas protestes per te krijur destabilitet etnik dhe politik ne Himare!

Pasi protesta u realizua konform ligjit dhe pse u konfirmua mos prezenca e tij ne proteste, askush nuk kerkoi ndjese per krijimin e atij thashethemi qe nxiti perplasje deri histerike mediatike, ne menyre te vecante ne rrjetet sociale te cilat jane motoret me te rendesishem te levizjeve socio politike.

Te foluren ne proteste ne gjuhen e nenes te pjesemarresve, pra greqishten, ata qe kerkojne me ze te larte qe shqiptaret ne Serbi, Greqi, Mal te Zi e me gjere te gezojne te foluren publike dhe edukative ne gjuhen e nenes se tyre, shqipen pra, e cilesuan si prezence te “Nikolas Geixhit” ne proteste, te foluren greqisht pra…!

“Armiqtë e Shqipërisë janë shqiptarët!” rasti i Himares…

Faik_konica_kombiShprehja me siper eshte e shqiptarit te madh Faik Konica dhe sic thame ne fillim te shkrimit e duhet ta nenvijezojme edhe tani, ne kete pershkrim te sakte per ne shqiptaret, nuk bejne perjashtim edhe pakica greke dhe pakicat e tjera.

Nuk kane munguar edhe zera histerike minoritare te cilet e kane pare situaten me sy te erresuar politikisht duke i konsideruar te tjeret qe nuk e shohin situaten si ata, armiq. Nga tensionimi i pavend i situates nuk perfiton askush vec abuzuesve te situates, ndaj duhet pjekuri socio politike dhe vet permbatje.

Duket se Komuniteti Himarjot pjesa me e mire e tij, greke dhe shqiptare, eshte i vendosur te mbroje pronat e veta me vendsomeri dhe deri ne fund, duke ndjekur rruge ligjore e per kete duhet pergezuar.

Ne qe merremi me Media dhe politike, duhet vetem te mos lejojme qe shtremberimet mediatike te realitetit te konfirmojne edhe nje here thenien brilante te Faik Konices cituar me siper. Sot mbi 100 vite me pas, shqiptare dhe grek me origjine, jemi shtetas shqiptare te barabarte ne pergjegjesi dhe te drejta.

protesta e himares7Nese rikonfirmohet kjo thenie, nuk do na i falin femijet tane. Himarjotet kerkojne te mbrojne pronat e tyre ne baze te ligjit dhe standardeve nderkombetare, ata qe duan te perfitojne nga Himara ne menyre abuzive duan tension etnik dhe politik. Himara është ceshtje e respektimit te se Drejtës te Pronës dhe jo te Etnisë dhe per kete duhet te kontribuojme te gjithe!

Share: