Home KRYESORE PD pret divorcin e LSI-së nga PS, që të ri-martohen sërish!

PD pret divorcin e LSI-së nga PS, që të ri-martohen sërish!

AK TAKIM ME QARKUN E TIRANES - Kreshnik Spahiu, duke folur gjate takimit te pare te Aleances Kuq e Zi per qarkun e Tiranes, ne Teatrin e Operas dhe Baletit TKOB.

Nga Kreshnik Spahiu*

Kam dy javë që nuk shoh dhe s’dëgjoj asnjë lajm me përjashtim të drekave, darkave dha kafeve që pinë eksponentët e së majtës shqiptare. Hamendjet e gazetarëve shkojnë tepër larg. Aq naivë janë analistët sa shpesh kanë lajthitur duke konkluduar se Koço Kokëdhima mund të rrëzojë Edi Ramën nga kryeministër!!!

Lëvizjet e Ilir Metës përkthehen në mënyra të ndryshme duke filluar nga qeveria teknike dhe deri në fantazi që amerika po përgatit gijotinën.

Deri këtu s’ka asnjë të keqe por ajo çfarë të befason është apatia dhe pozicioni pritës i opozitës parlamentare.

PD rri e vështron se çfarë do bëjë LSI. Kjo i përngjan historisë së një burri të dëshpëruar që iu martua ish-gruaja dhe tani është në pritje që ajo të divorcohet me burrin e dytë që të rikthehet sërish tek PD.

A duhet PD të varë shpresat e saj në çarjen e së majtës?

Socialistët e integruar apo të pa integruar takohen dhe negociojnë. Ata faktorizojnë dhe lobojnë nga Mejdani tek Blushi, nga Pëllumbi tek Nano, ndërkohë që opozita është paralizuar në karrigen e paraplegjikëve dhe vështron lojën e shahut që luan e majta.

Me keqardhje ajo pret dhe bën sehir duke menduar që pushteti po afron nga sherret e socialistëve. Po pse vallë janë kaq naivë sa të mendojnë që Koço apo Gramozi, që Nano apo Mejdani do ja dhurojnë pushtetin demokratëve. Ende nuk e kanë kuptuar që martesa PS-LSI është imorale dhe divorci i saj zyrtar do vazhdojë shumë gjatë për hir të ruajtjes së pasurisë marramendëse. Deri atëhere PD nuk duhet të ngujohet si murgeshat në manastirin e virgjërisë dhe besnikërisë ndaj LSI-sëa PS-LSI është imorale dhe divorci i saj zyrtar do vazhdojë shumë gjatë për hir të ruajtjes së pasurisë marramendëse. Deri atëhere PD nuk duhet të ngujohet si murgeshat në manastirin e virgjërisë dhe besnikërisë ndaj LSI-së

Share: