Home KRYESORE Vuçiç nuk lejon zhvillimin e seancës për të zgjedhur “ose Kosovën, ose...

Vuçiç nuk lejon zhvillimin e seancës për të zgjedhur “ose Kosovën, ose BE-në”

Kapitulli 35 mendohet të jetë kapitulli kur Serbisë pritet t’i thuhet ose Kosova ose Bashkimi Evropian.

Propozimi i Partisë Demokratike të Serbisë që të mbahet një seancë speciale e Kuvendit të Serbisë për kapitullin 35 në negociata e Serbisë me BE-në që ka të bëjë me normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, sipas të gjasave do të mbete në sirtar, njofton gazeta Veçernje Novosti e Beogradit.

Lidhur me këtë kërkesë, shefi i grupit parlamentar i Partisë që udhëheq Qeverinë e Serbisë Aleksandar Martinoviq ka thënë: Së pari le të tregojë DSS se çfarë ka bërë për të penguar shpalljen e pavarësisë së Kosovës dh si ka reaguar në progromin e serbëve në vitin 2004.

Kapitulli 35 mendohet të jetë kapitulli kur Serbisë mund t’i thuhet ose Kosova ose Bashkimi Evropian. /Koha.net

Share: