Home KRYESORE Guido Guidi u dërgua me porosi të “grupit të Milanos” dhe ka...

Guido Guidi u dërgua me porosi të “grupit të Milanos” dhe ka nxjerre emra ne Prokurori

Duket se me siguri njerëzit që porositën trafikun e drogës me avion nga Shqipëria për në Itali tashmë e dinë se piloti italian i tradhëtoi.

Sipas Lapsi.al, vetë Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dha lajmin për gazetarët se Guido Guidi tregoi emrat e personave që i kërkuan ta provonte rrugën për në Shqipëri dhe të ulej në pistën e Ishmit qe me avionin “Pipper” nga rrota e avionit u bllokua atje.

“Gazeta Shqiptare” ka zbardhur deponimin e pilotit italian i cili ka pohuar se trafikantë shqiptarë dhe italianë me bazë në Milano e kishin porositur fluturimin e tij.

“Erdha fillimisht për të parë zonën ku do të realizonim transportin. Më ka dërguar grupi i Milanos (u tregon prokurorëve emrat e shqiptarëve dhe italianëve) për të parë zonën ku do të realizonim transportin.

Fillimisht unë u nisa nga Milano dhe i lashë ata në Bari. Aty më dhanë edhe hartat e duhura dhe instruksionet e tjera për të ulur në Shqipëri. Erdha për të parë pistën, do vija një herë tjetër për të marrë rreth 200 kilogramë hashash”, i ka thënë grupit hetimor piloti i avionit, Guido Guidi.

Por pavarësisht kësaj, piloti u lirua një natë më parë në rrethana të paqarta. Emrat që ai dha në prokurori janë të disa italianëve dhe të shqiptarëve.

Nga hetimet rezulton se avioni ka mbërritur në Godull në orën 08.45. Në momentin e uljes, rrota ka pësuar dëmtime, por pavarësisht kësaj, ekspertët thonë se piloti ka tentuar të largohet dhe gjatë kësaj tentative, ai ka dështuar.

Share: