Home KRYESORE Kryebashkiakeve te Tiranes dhe Prishtines: Beni punet tuaja

Kryebashkiakeve te Tiranes dhe Prishtines: Beni punet tuaja

Nga Prof. Dr. Lisen Bashkurti

Nuk ka me keq kur pushtetaret flasin per qeshtje qe nuk ua kerkon kush. Kur deklarohen per politika per te cilat nuk jane votuar. Kur tejkalojne kompetencat e tyre kushtetuese dhe ligjore.

Keto dite mesuam se bashkite e Tiranes dhe Prishtines po bejne marreveshje bashkepunimi per politika e projekte komunale. Kjo eshte gje shume e mire. Kryekomunaret per komunat. Komunat per qytetaret e tyre.

Deri ketu cdo gje eshte normale. Mirepo puna nuk mbaroka deri ketu. Kryebashkiashket, apo sic i thone ne Kosove kryekomunaret nuk kufizohen ne kompetencat e tyre. Ato shtrihen ne politika dhe projekte me karakter e dimensione kombetare.

Shpend Ahmeti i Prishtines merret me bashkimin Shqiperi-Kosove. Ndersa Erion Veliaj merret me “definicionet” rreth “Shqiperise se Madhe” dhe “Shqiperise se Mire”(!).
Te dy dalin nga pergjegjesite e tyre direkte kushtetuese, ligjore dhe politike.

Perse gabojne kryebashkiatet tane?
Mos valle kane oreks politik pertej kompetencave te tyre aktuale? Mos valle duan te mbulojne sfidat komunale me deklarata politike mbarekombetare? Mos valle nuk bejne dot as njeren as tjetren? Mos valle mendojne se mund t’i bejne te dyja?

Sido qe te jete e verteta, ajo qe mund te themi per dy kryekomunalet apo kryebashkiaket, sic i thone ne Tirane, eshte keshilla dashamirese per te dy, Shpendin dhe Erionin: mendoni, punoni e deklarohuni per ato qe ju kane votuar qytetaret, qe ju ngarkojne kushtetutat dhe ligjet e te dy shteteve tona. Pertej puneve tuaja ka kush mendon, punon dhe deklarohet. Dashamiresisht ju uroj suksese te dyve!

Share: