Home KRYESORE Sulm me armë në një qendër tregtare në Siatëll, vriten 4 gra...

Sulm me armë në një qendër tregtare në Siatëll, vriten 4 gra (video)

Është përkeqësuar bilanci i masakrës në SHBA: janë 4 viktimat, të gjitha gra në sulmin në qendrën drekuare Cascade Mall në Bërlington, pranë Siatëllit.

Autoritetet e Shtetit thanë se gruaja e cila mbeti rëndë e plagosur nga të shtënat me armë, humbi jetën, ndërkohë që policia është vënë në ndjekje të autorit.

Sipas shtypit amerikan, vrasësi, një burrë nga Amerika Latine i veshur me gri, kishte telefonuar policinë dhe e kishte kërcënuar. Menjëherë ai nisi të hapë zjarr dhe u zhduk.

Fotoja e tij është publikuar në “Twitter”: Ky është atentatori. Ka vepruar i vetëm. Është i armatosur me një pushkë dhe njoftoni menjëherë autoritetet”, tha rreshteri Mark Frensis. /360grade.al

Share: