Home KRYESORE Burri tenton të vete digjet në mes të rrugës së Elbasanit

Burri tenton të vete digjet në mes të rrugës së Elbasanit

Ndalohet në kohë teksa tentonte t’i vinte flakën vetes një 53­vjeçar në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, në Rrugën e “Elbasanit”, në afërsi të Ambasadës Amerikane.

Policia njofton se shtetasi F. S., 53 vjeç, banues në Tiranë, ka lyer trupin me benzinë dhe se falë ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr 1, është bërë i mundur parandalimi i veprimeve të tij.

Sipas policisë, ky shtetas ndodhet i shoqëruar në komisariat ku po merret në pyetje për të zbardhur arsyet e veprimeve të tij.

Share: