Home KRYESORE Tjetër sulm në SHBA, 1 person ther 8 veta në një qendër...

Tjetër sulm në SHBA, 1 person ther 8 veta në një qendër tregtare

Të paktën tetë persona janë plagosur gjatë një sulmi me thikë në një qendër tregtare në shtetin amerikan të Minesotës, ndërkohë që sulmuesi u qëllua për vdekje nga policia, thonë zyrtarët.

Sulmi ka ndodhur në St Cloud, 110 km në veri-perëndim të Minneapolis, raporton “BBC”. Motivi është ende i paqartë. Dëshmitarët deklarojnë se sulmuesi ka bërtitiur “Allahu Ekbher” përpara se të vritej.

Zyrtarët e spitalit thonë se disa nga të lënduarit nuk janë në rrezik për jetën.

Share: