Home KRYESORE Blushi i përgjigjet Edi Rames duke e krahasuar ate me qen…

Blushi i përgjigjet Edi Rames duke e krahasuar ate me qen…

Deputeti Ben Blushi reagoi pas deklaratës që kryeministri Edi Rama, bëri për largimin e tij dhe akuzat e forta të tij lëshuar në adresë të qeverisë.

“Paska folur Edi Rama per romanet e mi! Kur shkrimtaret merren me qente, qente merren me Librat!”- shkruan Blushi në një postim në profilin e tij në Facebook.

Një ditë më parë, Edi Rama ironizoi librat që kishte shkruar Ben Blushi gjatë kohës që ka qenë kryetar Rama.

“Meqë ka ikur nga partia mund të thyej heshtjen por për të thënë shumë thjesht, Ben Blushi ka patur dy kryetarë në parti Fatos Nanon dhe mua.Me Fatos Nanon u bë nja tre herë ministër dhe s’bëri asnjë punë. Me mua s’bëri asnjë punë por bëri nja tre libra, romane. Dhe e vetmja gjë që unë do t’i sugjeroja nëse do kisha mundësi do ishte që  tani që është akoma me këtë mllefin atomik ndaj PS-së, të bëjë edhe një libër tjetër, një roman sepse kur të bëjë partinë e tij s’do bëjë më as punë dhe as romane. Kështu mendoj unë për Ben Blushin”, tha Rama.

Share: