Home KRYESORE Turqia mbyll 20 televizione dhe radio

Turqia mbyll 20 televizione dhe radio

Turqia ka mbyllur 20 media, mes tyre, disa televizione dhe radio. The Guardian, shkruan se këto kanale janë mbyllur me arsyen se ishin në shërbim të organizatave terroriste.

Presidenti turk, Recep Tayyp Erdogan deklaroi se do të zgjasë gjendjen e emergjente në Turqi për tre muaj, me arsyen se autoritetet turke, mund të eliminojnë kërcënimet e nisura nga një levizje fetare e akuzuar për komplot.

Shtysë për këtë vendim, ka qenë edhe kryengritja 32 vjeçare e militantëve kurdë. Disa prej mediave akuzohen se kanë ndihmuar organizatën ‘FETO’ që sipas qeverisë turke drejtohet nga kleriku Fetullah Gylen.

Në mesin televizioneve dhe radiove që janë mbyllur futen edhe disa kanale rajonale që transmetonin në gjuhën kurde. Vendimi i Turqisë nuk është pritur mirë nga vendet perëndimore.

Share: