Home KRYESORE Ja cfarë ka thënë Rama në CNN kundër Donald Trump (Video)

Ja cfarë ka thënë Rama në CNN kundër Donald Trump (Video)

Kryeministri Edi Rama ka qenë një ndër zyrtarët e lartë më kritikë ndaj presidentit të zgjedhur të SHBA-ve, Donald Trump. Në një intervistë në CNN për gazetarin Richard Quest, ai e ka quajtur Trump një kërcënim jo vetëm për SHBA, por për mbarë botën. Edhe pas insistimit të gazetarit se politikanët e huaj nuk duhet të komentojnë zgjedhjet në vendet e tjera Rama insiston në kritikat e forta kundër Trump, duke thënë se zgjedhja e Trump president do dëmtonte marrëdhëniet mes SHBA dhe Shqipërisë.

Intervista e plotë e Ramës për CNN

 CNN: Kryeministri i Shqipërisë thotë se zgjedhja e mundshme si president e kandidatit që kryeson garën e republikanëve do të dëmtonte marrëdhëniet amerikane me këtë vend. Pyes Edi Ramën se përse e tha këtë dhe se çfarë nënkupton ekzaktësisht?

Kryeministri Edi Rama: SHBA është “një qytet i shndritshëm mbi një kodër” për ne, por perspektivat që po dëgjojmë nga Donald Trump janë me të vërtetë shqetësuese dhe po cenojnë realisht atë çka SHBA është në sytë tanë.

 CNN: Ju jeni në dijeni, pa dyshim, që kortezia diplomatike zakonisht nënkupton që liderat e huaj nuk komentojnë mbi zgjedhjet në vende të tjera, por duket qartë se ju keni vendosur që kjo çështje është aq e rëndësishme sa që e tejkalon këtë protokoll…

 Kryeministri Edi Rama: Nuk komentova mbi zgjedhjet. Unë thjesht thashë diçka që kuptoj, pastaj nuk jam as i pari dhe as i vetmi që e thotë. Udhëheqës të tjerë në Europë kanë shprehur të njëjtat shqetësime, pasi SHBA-të janë vend lider dhe shumë të rëndësishme për të përkitur vetëm vetes së tyre. SHBA është në sytë tanë një lider botëror, që ne e ndjekim si një shembull vërtet frymëzues dhe ky shembull frymëzues është ngritur mbi vlera dhe parime për të cilat Amerika ka luftuar dhe që e kanë bërë Amerikën të madhe.

 CNN: Nëse do të ndodhë që Donald Trump të fitojë emërimin e Partisë Republikane, atëherë do të bëhet shumë më e ndërlikuar për të gjithë ata që kanë shprehur këtë frikë?

 Kryeministri Edi Rama: Larg qoftë! Besoj se do të dëmtonte shumë SHBA-në dhe do të dëmtonte shumë botën demokratike, pasi ai, në fund të ditës do të duhet të bënte disa prej gjërave që po thotë se do të bëjë dhe pa dyshim, kjo do të ishte shumë e dëmshme. Gjithashtu, shpresoj që ndërkohë ai të jetë në gjendje të mësojë më shumë mbi botën, të mësojë më shumë mbi myslimanët, të mësojë më shumë se si ka shumë njerëz, që pavarësisht besimit apo etnisë së tyre, jetojnë me krenari me vlerat që Amerika përfaqëson dhe i mbrojnë këto vlera, edhe përmes sakrifikimit të fëmijëve të tyre, në luftërat që bëjnë përkrah Amerikës.

Video:

Share: