Home KRYESORE Kur Edi Rama thoshte: Trump do jetë turp për amerikanët (Video)

Kur Edi Rama thoshte: Trump do jetë turp për amerikanët (Video)

Tanimë është zyrtarë që Presidenti i SHBA-së do të jetë Donald Trump.

Por, në 24 marsi i këtij viti, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama shprehu rezerva për kandidatin Donald Trump.

Ai e ka cilësuar si turp nëse ai do të zgjidhej si president, deklaratë kjo e bërë nga Rama pak ditë para se të shkonte në SHBA, ku do të pritej në Shtëpinë e Bardhë nga presidenti Barack Obama.

Në studion e Mustafa Nanos, Rama do të lëshonte deklaratat që do të komentoheshin nga mediat e botës.

Një gjë të tillë ai e ripohoi edhe në studiot e CNN-it gjatë vizitës së tij të fundit në SHBA

CNN: Nëse do të ndodhë që Donald Trump të fitojë emërimin e Partisë Republikane, atëherë do të bëhet shumë më e ndërlikuar për të gjithë ata që kanë shprehur këtë frikë.
Kryeministri Edi Rama: Larg qoftë! Besoj se do të dëmtonte shumë SHBA-në dhe do të dëmtonte shumë botën demokratike, pasi ai, në fund të ditës do të duhet të bënte disa prej gjërave që po thotë se do të bëjë dhe pa dyshim, kjo do të ishte shumë e dëmshme. Gjithashtu, shpresoj që ndërkohë ai të jetë në gjendje të mësojë më shumë mbi botën, të mësojë më shumë mbi myslimanët, të mësojë më shumë se si ka shumë njerëz, që pavarësisht besimit apo etnisë së tyre, jetojnë me krenari me vlerat që Amerika përfaqëson dhe i mbrojnë këto vlera, edhe përmes sakrifikimit të fëmijëve të tyre, në luftrat që bëjnë përkrah Amerikës.


Edi Rama per Donald Trump ne Mars 2016-1 by news-al

Share: